Friday, January 23, 2026
BallinaVitrina e libritÇaste poetike me poeten Florenca Rada

Çaste poetike me poeten Florenca Rada

Manushaqet e Shkurtit

Ju mbolla me kujdes,

Ju bera yzmet.

Desha te me celnit,

Ashtu si njehere.

Cdo dite ju vaditja,

Cdo dite ju kuroja,

Nga ju moj manushaqe,

Te me celnit kerkoja.

Dhe ja per cudi,

Ne Janar te kti viti,

Me buzeqeshe ti

Dhe shpatorja per bri.

Oh! Sa gezohem

Kur afer ju kaloj,

Ja dhe angulicja

Prane jush po lulezon.

Por tani ne muajin Shkurt

Shume vend me zaptuat

Me celjen tuaj te bukur

Pranveren ma afruat.

Kjo ishte nje dhurate

Per shen Valentine

Si dite e shenuar

Me shprehet dashurine.

Te bukurat manushaqe

Lule shpatore dhe angulice,

Cdo dite me lumturoni

Merzitjen ma largoni.

Me kujtoni vendin tim,

Shtepine ku jam rit,

Neper bace ishit shperndare,

Ne cdo cep anembane

Shpesh para jush qendroja

Poezine e Naimit kujtoja

Kisha deshire te rrecitoja,

Ngriheni! Koken ju thoja.

Manushaqet e

Sa shpejt kini lulezuar

Pranveren na sollet

Prej klimes qe ka ndryshuar.

Udhëtuar ndër vite

Kalëruar në udhën jetë,

Kujtime të shumta mbetën.

Flokët e thinjura janë dëshmi e vërtetë.

Në këtë kalërim me ngjitje e zbrritje,

Sfidon ç’do mundim,

E vetmja fëminore,

pafajësi.

Fëmijëria e vetmja bukuri,

Që s’do deshte të largohej asnjeri.

Vitet ecin dhe nuk ndalojnë,

Ne ecim e ecim ,në këtë udhëtim kalërojme.

Supet tona shumë janë sprovuar,

Me gëzime dhe hidhërrime.

Shumë halle kanë provuar,

Në vitet e jetës duke udhëtuar.

Në vatrën tonë të lindjes ,

Rrënjët e dashurisë mbuallmë.

Me mish e me shpirt punuamë,

Atdheun për t’a ndërtuarë.

Një copë nga mëlçia atdheut iu shkëput,

Kur bijtë e saj më të mirë ,

Në këtë udhëtim jete e lanë.

Ai qau, ngulçoi,me të zeza u vesh,

Po nuk mundi ata t’i ndalë.

Thelleza e malit.

Moj thelleze e malit

Sa bukur kendoje,

Me zerin tend magjeps,

Qe pa gdhire me zgjoje.

Lart atje mes shkuresh,

Ku kishe ngrit folene,

Ku i rritje te vegjlit,

Bashke dhe me te tjere.

Kur ja mernit kenges

Se bashku qe te gjithe,

Nje kor te bukur krijonit,

Cudisnit njerezine.

Dhe siper cudi

Vasua im vella,

Atje vinte shpesh,

S’rinte pa ju pa.

Nje dite u kthye

Ne dore te mbante,

Sa shume u mahnita

Me bukurine tende.

Kishit rene dakord

Ne kafaz te rije,

Te beheshe ne mengjes

Nje ore me zile.

Sa u gezova une,

Te vija gjithmon prane,

Buke e uje te jepja

S’ngopesha me te pare.

Mbas zerit tend te bukur,

Mblidheshin shoqet e tua,

Vinin te pershendesnin

Dhe pinin uje ne krua.

Ti i

Me zerin tend te bukur

Dhe ato te gezuara

Iknin duke kenduar.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT