SHPIRTI I NËNËS, PËR DJALIN
Shpirti i nënës, për djalin e saj,
Shkrihet në lot e kullon në vaj.
O shpirti im, ti gjendesh larg,
por unë çdo çast ndodhem pranë.
Në gjumë kur fle, te koka qëndroj,
kuranin me lutje të shenjta këndoj.
Dua të të shoh të lumturuar,
Me vajzën e bukur të dashuruar.
Shpirt i mamit, kokën tek ti mbështeta,
Të të mbroj nga hijet e zeza.
O shpirt, i shtrenjtë, t’u bëra diell,
akullnajën dhe retë t’i largoj në qiell.
Pranë teje çdo çast të qëndroj
Dashurinë e zemrën sime të të dhuroj,
gjakun nëpër vena të të shtoj.
Derisa të të shoh të lumturuar
me nusen tënde të bukur përqafuar.
Do t’u jap të gjithë frymën time,
Që të keni gjithmonë gëzime,
Dallgët e detit të mërgimit t’i kaloni,
tek unë të vini, të më përqafoni….
SHPIRTI I PASTËR
Lule më lule ti vrapon, moj flutur,
nektarin mbledh krahëhapur,
për nektarin çohesh, që në agim
nëpër hapësirë bën rrotullim,
shpirti fluturues, të rrotullohet,
në zemrën e lules përqendrohet.
Me bletët punëtore u bashkove,
shpirtin e tyre e gëzove,
nektar zambaku u çove.
Krejt ndryshe, në natën e errësuar,
fshihet në errësirë krimbi shpirtkeq.
Kur hëna dritën në terr e zbeh,
Ecin krejt fshehtas krimbat në pleh,
krimbat zvarranik, krimbat vrastar.
Sa të pështirë janë këta krimba vrasës,
Nga neveria që ndjej për ta,
shpesh me vjen për të vjellë!
Shpirti im habitet, si ka mundësi,
të jetojë mes nesh krimbi qyqar,
Jeta është shume e shkurtër,
ku do shkojë ai duke vrarë?…
Një përgjigje shpejt do të marrë,
do të digjet në ferr, do tretet në varr,
një ditë kur gjithë poshtërsitë, do të zhduken.
Se shpirti i pastër i fluturave
dhe bletëve punëtore kurrë nuk mposhtet…..
