Ai shikimi yt,më shkatërron.
Ndjej çdo fjalë tënden.
Çdo frymëmarje që brënda mban,
të mos gjunjëzohesh.
Dhe nëse mundem të lehtësoj
sadopak ditën,
të bëhem një pikë qetësie
në shpirtin tënd të lënduar.
Atëherë do ndjehem e bekuar.
Nuk je vetëm,vetja ime.
Nuk je!
Jam këtu!
Të të shoh,të të dëgjoj,
dorën të të mbaj me fjalë
kur heshtja të rëndon,
kur sytë një errësirë i pushton.
Nëse disa ditë,ngjajnë mal
kujtohu….Je nga ata njerëz
që ngjiten lart,dhe me gjunjë
të gjakosur.
Sot ditës me vështirësi,ja dole.
Dhe do tja dalësh përsëri.
Jo sepse duhet!
Por sepse mundesh!
Sepse je ti!!