Wednesday, January 21, 2026
BallinaVitrina e libritCerazela Kondi -Do të të pyesin...?!

Cerazela Kondi -Do të të pyesin…?!

Vjen një çast në jetë,
që kur shikoje fatkeqësitë
e të tjerëve,
sytë të mbusheshin me lot
duke pëshpëritur: Pse o zot?

Por ajo fatkeqësi,të trokiti
dhe ty në derë.
Lufta për jetën,është e ashpër
dhe kërkon një dorë të të mbështesë.

Nga miqtë; Ah miqtë!
Do të pyesin: Si je;
Por përgjigjen z’do dëgjojnë.
Do të thonë: Çfarë bën;
Por diku tjetër, do shikojnë.

Mbështetu tek mua,do të thonë.
Por me rastin e parë,
një justifikim do të gjejnë.
Jemi në një periudhë të vështirë.
Smundemi të të ndihmojmë.

Dhe shumë fjalë të tjera
janë të zotët të thonë.
Sepse fjalët,nuk kushtojnë.
Koha po!
Ajo është,e shtrenjtë.

Disa quajnë veten,miq të vërtetë.
Por unë me mirësjellje
i quaj të njohur.
Më pëlqen rreth vetes të kem
lule të vërteta.
Lulet plastike,nuk kanë erë!!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT