Monday, October 13, 2025
BallinaVitrina e libritCerazela Kondi-Heshtja e shpirtit!

Cerazela Kondi-Heshtja e shpirtit!

Heshtja përqafon
mendimet më të thella
dhe ndjenjat më të fshehta.

Ka momente që shpirti
nuk duron më heshtjen.
Mbledh brenda tij çaste, shikime,
zhgënjime.

Pa zhurmë pëshpërit.
Jo që ta dëgjojnë të tjerët,
por të kujtojë ekzistencën e tij.

Madhështia e shpirtit nuk fshihet
në fjalë të mëdha, as në veprime.
Fshihet në heshtjen që zgjedh
të mos ulërijë.

Në mirësjellje, kur është i lënduar.
Në mirësi, kur bota bëhet errësirë.

Nuk kërkon shumë!
Vetëm një përqafim,
një shikim të pastër,
një fjalë: “të ndjej”.

Të prekësh një shpirt s’ka nevojë
për duar.
Ka nevojë për njerëz.
Për një “jam këtu”.
Për prezencë.

Dhe nëse ndjeni një shpirt t’ju flasë…
Dëgjojeni!
Mbajeni me respekt!

Është dhuratë,
dhe dhuratat i çmojmë.
Mbrapa nuk i kthejmë!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT