Sunday, December 28, 2025
BallinaVitrina e libritCerazela Kondi -ISHTE MAJ!

Cerazela Kondi -ISHTE MAJ!

Në dritaren time,erdhi
një bilbil i vogël.
Ishte i lënduar shumë.
Nuk cicëronte,nuk kish as forcë
të fluturonte.
Dridhej, ishte i frikësuar,
ndihmë kërkonte.

Cke pësuar zog i bukur?
Mos nga degët e pemëve re?
Mos një zog i egër të sulmoi?
Apo mos qe njeri?
Në pëllëmbën e dorës e vura.
E ledhatova,me dashuri.
Krahët e plagosur ja shërova.

Megjithëse cicërimat e tij
shumë më pëlqenin ti dëgjoja,
nuk ja hoqa lirinë,liria është e shenjtë.
E lashë,në qiellin e kaltër,përsëri
të fluturonte.

Cdo MAJ,vjen në dritaren time.
Cicëron dhe ikën përsëri.

Ndoshta,do të më falenderojë.
Ndoshta ,të më kujtojë,sa bukur është
të të duan,të interesohen,
një jetë të shpëtojnë.
Dashuria bilbili im,është lumturi!
Buzëqeshja,jetë!

Merrem dhe mua,në udhëtimin tënd
zogu im i bukur.
Më udhëto,atje ku smundem të shkoj.
Në vënde,që shpirtit i mungojnë.
Aty ku janë pjesët e zemrës time.
Një nga një ti shoh,të cmallem.
Të ndjej,sado pak lumturi!!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT