Wednesday, January 21, 2026
BallinaVitrina e libritCerazela Kondi -Kësulkuqja!

Cerazela Kondi -Kësulkuqja!

Shpesh herë në jetën time,
jam ndjerë si kësulkuqja.
Vërtet!
Ujku,më zhgënjeu, shumë herë
edhe pse e dija.

U prezantua,i mbuluar
dhe i veshur,me rroba
që ti ngjante gjyshes.
Më hodhi një shikim kinse,
me shumë dashuri.

Më foli me një zë,të butë
dhe të ëmbël,të paktën
u mundua.
Sado ëmbël,të flasi ujku,
nga natyra e tij.

Por për çudi” nuk më hëngri” kurrë.
Ujku ,është ” i duruar”
sado që në fillim fshihet.
Nuk vonon,dhe shfaq qëllimet e tij.

Preferoj ujkun,aty qëndroj.
E di mirë që në fillim,
që do të më gëlltisi.
Por të jep një mësim…
TË BESOSH,NË FORCAT E TUA!!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT