Nata përhapet ngadalë
mbi botën,si një petal.
Dritat zbehen.
Rrugët qetësohen.
Diku aty mes heshtjes,
fillojnë të zgjohen kujtimet.
Janë ato orë ku shpirti
flet,më pastër,me guxim.
Pa u nxituar!
Pa frikë!
Kujtimet udhëtojnë
si yje të vegjël në errësirë.
Disa kujtimet i ndriçojnë
disa lindin pyetjet.
Dhe të tjerë,bëhen ëndrra.
Ëndrra,që nuk njohin kufinj.
Që ecin të lira.
Midis të djeshmes dhe të ardhmes
Dhe kur nata përhapet
mëndja krijon një botë
që vetëm zemra kupton.
Atje,mes qetësisë
ëndrrat gjejnë vënd të lulëzojnë.
Heshtur,por plot dritë.
Sepse nata,nuk është vetëm
fundi i ditës.
Është vëndi,ku lindin mendimet
pëshpëritjet,dhe ëndrrat
mësojnë të fluturojnë.
Pa u nxituar!
Pa frikë!!
