Mbyllja syrin jetës.
Është sikur ti thuash..
” E di,nuk je gjithmonë e drejtë”
Por unë vërtet të dua.
Lëre përsëri të të sprovojë.
Sepse cdo plagë e jotja
u bë dritë.
Çdo rrënie e jotja,fillim,
që të fluturosh drejt lartësisë.
Mos e ki frikë!
Provokoje,me shpirtin tënd.
Buzëqesh,dhe kur gjithçka dhëmb.
Dhe ajo,do të të dashurojë përsëri.
Ashtu siç vetëm jeta di.
Egër,vërtet,pakufi.
Dhe kujtohu…
Jeta,nuk ka nevojë për përsosmëri vetëm të mos ndalosh,
të mundohesh,të vazhdosh.
Nëse jetën mbrapa do të ktheja,
do ta merrja më pak serozisht.
Do të bëja,shumë udhëtime.
Do të shijoja,më shumë perëndime!!
