Koha do të kalojë.
Do të lërë shënja,rrudha,
flokë të bardha.
Ndoshta dhe një shikim
të menduar,të errësuar.
Do të tregojë,që jetove, luftove.
Nga vështirësitë,nuk u dorëzove.
Dhe po!
Gjithçka do të ndryshojë:
Trupi,forca,akoma dhe njerëzit
që të rrethojnë.
Por vetëm një gjë mos lejo
të të shkatërrojnë.
Shpirtin tënd!
Ai që qeshte me një zë fëmijëror.
Që dashuronte,me guxim.
Që besonte,pakufi.
Mbaje të pastër,të ëmbël,të gjallë.
Mbaje të të kujtojë
cila ishe në të vërtetë;
Sepse shpirti,nuk plaket.
Nëse i jep hapësirë,
frymë të marrë.
Të shpresojë!
Të dojë!
