Tuesday, October 14, 2025
BallinaVitrina e libritCerazela Kondi-Një përqafim!

Cerazela Kondi-Një përqafim!

Disa përqafime,vinë të të kujtojnë.
Si është të dashurosh,
si është të të dashurojnë.
Të të mbajnë shtrënguar,si një gjë
të çmuar.

Kanë ngrohtësinë e verës.
Kanë përkushtimin e një fëmije.
Kanë vetinë,pranë orë të tëra
të të mbajnë pa folur, dëshpërimin
ta marrin,sytë të mos lotojnë.

Shumë herë,i kërkojmë kur shpirti ynë
lodhet,ndryshket,shikimi errësohet.
Disa përqafime,kanë erë të mirë.
Janë mjalt dhe balsam.
Të kujtojnë një çokollatë të ngrohtë
në dimër me acar.

Disa përqafime,janë të buta si pambuk
me duar të pastra dhe me besë.
Lindën një grua të përqafojnë.
Kanë aromën e njeriut,që erdhi
me ty të jetë përgjithmonë.

Premtimet në gishtat e duarve mbajnë.
Nuk do hapin vetëm përqafimin.
Do të hapin zemrën,jetën e tyre.
Gjithçka të tyren.
Këto përqafime,janë të shtrenjta.

Do të bësh gjithçka,për një përqafim
të tillë.
Brënda tij dimri të të gjejë
të gjesh ngrohtësi,të mos ngrish.
Aty të mbetesh përgjithmonë.
Strukur në një përqafim!!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT