Wednesday, February 18, 2026
BallinaVitrina e libritCerazela Kondi-Nuk jam askund!

Cerazela Kondi-Nuk jam askund!

am kujtimet e tua,
por jo e tashmja jote.
Jam e djeshmja,që dashurove
por jo e nesërmja që kujtoje.

Jam figura të shpërndara
në mëndjen tënde.
Dhe të gjitha bashkë…Unë!
Në këngët e tua,melodi.

Vera që të deh,të harrosh.
Cigarja që shuan,dëshpërimin.
Jam shoqëria e padukshme
në krevatin tënd.

Dashuria në jastëkun pranë.
Nuk jam askung!
Por gjëndem kudo.
Dhe ti, i robëruar në mendime,
thua që më do me pasion.

Por tani që kam ikur;
Tani,është vonë!!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT