Thursday, April 9, 2026
BallinaVitrina e libritCerazela Kondi-Nuk kalova thjesht mes zjarrit,

Cerazela Kondi-Nuk kalova thjesht mes zjarrit,

Nuk kalova thjesht mes zjarrit,

u bëra pjesë e tij.

ESE!

Nuk e zgjodha unë këtë rrugë,jeta më çoi aty,pa kërkuar leje.
Nuk ishte vendimi im,por një seri ngjarjesh që më ndikuan heshtur,duke ndryshuan drejtimin e hapave të mija,kur nuk e prisja.
Fantazoja diçka tjetër në jetë.
Ditë më dritë!
Një zemër të qetë!
Lidhje të sinqerta!
Një jetë të krijuar me paqe dhe lumturi.
Doja të ndërtoja,një jetë pa shumë pretendime.
Por jeta,kish të tjera plane.
Erdhën furtuna pa më lajmëruar,tronditëse,sprovuan
çdo shënjë sigurie që mendoja se kisha.
Ekzistonin çaste që rrëzimi ishte i pashmangshëm.
Rrëzim që më preu frymën.
Por gjithmonë ishte një copë nga vetvetja,që nuk u dorëzua.
Një forcë,e heshtur,e fshehtë,pa zhurmë që më shtynte,të mblidhja copat e mija dhe të çohem të vazhdoj udhëtimin e jetës,edhe pse dukej e pamundur.
Nuk ishte e lehtë!
Nuk ishte e shpejtë!
Nuk ishte pa dhimbje!
Kishte netë që askush nuk i shikonte.
Netë me heshtje,që peshonin më shumë se fjalët,dhe lotët që rridhnin,pamundur ti ndaloja.
Netë,që mëson të jesh me vetveten,akoma dhe kur shpirti,kërkon të arratiset.
Atje matet vërtet forca.
Sot dikush,shikon vetëm përfundimin,por jo rrugën time.
Shikon guximin,por jo frikën.
Shikon origjinalitetin,por jo çmimin që pagova.
Monopati i jetës,ndryshoi përgjithmonë,por më mësoi shumë.
Më mësoi,të më dëgjoj,të më respektoj,më mësoi që vlerat e mija,nuk varen nga kush iku dhe kush mbeti,por të zgjedh si të sillem çdo ditë me vetveten.
Mësova,të më dua jo me përsosmëri por me plagët e mija,
me shënjat në trup,me historinë time.
Dhe dashuria,nuk do më gjejë të pres plotësimin por të mbështetem në këmbët e mija.
Jo dikë të më shpëtojë,por dikë me prezencë,në të mira dhe të këqija.
Nuk jam e përkryer,kurrë nuk isha dhe kurrë sdo të jem.
Por jam gjallë,jam prezencë,jam e vërtetë.
Sepse kur ke kaluar njëherë nga ferri,nuk e ke më frikë vdekjen!!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT