Cesc Fabregas mendon se Kylian Mbappe është një nga lojtarët më të mirë në botë momentalisht.“Ai ka të ardhmen në duart e tij, ai ka fuqi dhe goditje si Ronaldo dhe Henry. Ai gjithashtu ka atë arrogancë që e bën të thotë: “Unë jam më i miri””, tha fillimisht Fabregas për yllin e PSG’së.Më pas, Fabregas potencoi se Kylian Mbappe mund të vazhdojë karrierën e tij në La Liga tek Real Madridi.
“Nuk kam asnjë kontakt me Real Madridin, por mendoj se ai do të zgjedhë “Los Blancos”. Në Spanjë mund të thyejë të gjitha rekordet”, vazhdoi ai për Marca.
34-vjeçari foli edhe për Barcelonën dhe epokën e re të Xavi: “Më pëlqen shumë si luan, ai arriti ta bëjë skuadrën të luajë mirë dhe të gjejë disa vlera. Ai ka pak përvojë, por po i bindë të gjithë”, përfundoi Fabregas.

