Friday, February 6, 2026
BallinaShowbizÇfarë po bën Fifi në Amerikë

Çfarë po bën Fifi në Amerikë

Filloreta Raçi-Fifi është padyshim një prej artisteve më të suksesshme dhe më të dashura shqiptare.


Këngëtarja edhe gjatë kësaj periudhe ka qenë e angazhuar me koncerte dhe mbrëmje muzikore në vende të ndryshme të botës.

Së fundmi, Fifi ka udhëtuar drejt Amerikës ku do të performoi për bashkatdhetarët atje në disa koncerte bashkë me këngëtarin tjetër, Yll Limani.

Dhe nga New Yorku nuk kanë munguar as imazhet që Fifi ka sjell për fansat e saj në llogarinë e saj në Instagram.

Disa foto Fifi postoi edhe sot (e diel) teksa shihet e veshur me shumë stil, pantallona të gjerë, këmishë të bardhë, një kapele gri dhe xhaketë të zezë.

Këngëtarja kompletoi dukjen me një qafore të gjatë që ia mbulonte këmishën, ndërsa disa aksesor vendosi edhe në duar dhe gjithashtu një palë vathë në veshë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT