Sunday, December 28, 2025
BallinaVitrina e libritCikël poetik me poeten Mimoza Jaku

Cikël poetik me poeten Mimoza Jaku

Arti i Lirisë
Nëse nuk vepron me dashuri,
akoma nuk je i lirë.
Nëse nuk mendon me zemër,
akoma nuk je i lirë.
Nëse nuk dëgjon me bindje,
akoma nuk je i lirë.
Nëse nuk e përjeton, se është më gëzim për të dhanë se sa për të marrë,
akoma nuk je i lirë.
Nëse shërben për të pritur një shpërblim,
akoma nuk je i lirë.
Nëse pret që për veprimet e tua të jesh i vlerësuar,
akoma nuk je i lirë.
Nëse pret që tjetri të mendojë si ti,
akoma nuk je i lirë.
Nëse pretendon se meriton më shumë,
akoma nuk je i lirë.
Nëse pret që tjetri të të kuptojë,
akoma nuk je i lirë.
Nëse i bën vendosjet në jetë, për hatrin e tjetrit,
akoma nuk je i lirë.
Prandaj zhvishu nga gjithçka që të pengon në zgjedhjet e tua, dhe shijoje lirinë tënde.
Sepse Liria është shenjtëri!

…………………………………………………………………………………………….

Liroje Lirinë
Liroje Lirinë, që ndodhet në ty,
liroje të shkreten,
mos e mbaj ma ndry.
Liroje Lirinë, që brenda teje gërthet,
liroje në zemër,
sepse po të pret.
Liroje Lirinë, mos rri i nënshtruar,
liroje në mendje,
e mos e bën të vuaj.
Liroje Lirinë, sepse me ty ka lindur,
është thesari më i madh,
për këtë të jesh i bindur.
Liroje Lirinë, prangat e frikës zgjidhi prej saj,
liroje, liroje,
sepse pa të nuk ka tjetër vetëm mjerim edhe vaj.
Liroje Lirinë e fluturo mbi krahët e sajë,
sepse do të të shpie tek ma e madhja Uzdajë.

………………………………………………………………………

Shqipëria ime
E Shtrenjta ime,
sot më shumë se kurrë,
me Ty dua të flas,
zemra m’është bërë gurë,
e nuk e di si nuk pëlcas.
Sot gjithçka më flet për Ty,
flasin zemrat edhe loti në sy.
Pse vetëm 2 ditë në vit, t’duam kaq shumë,
e 363 të tjerat, kujt i përkas unë?
Mendoj për rininë, vallë nuk të don ma?
Pse largohen të dëshpëruar, edhe pa ba za?
Kam edhe shuuumë pyetje,
por kujt me ia thanë?!
Po ata që qeverisin a i brenë ndërgjegja moj Nanë?
Ty që qeverisë shtetin, të lëshoj një kushtrim:
Duaji Shqiptarët, se për ndryshe je mallkim!
Shqipëria ime, e shtrenjta Nanë,
në heshtjen e lutjes dhe të sakrificës sime,
gjithmonë të mbaj pranë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT