Sunday, December 28, 2025
BallinaVitrina e libritCikël poetik me poeten Besa Januzi-Rexhepi

Cikël poetik me poeten Besa Januzi-Rexhepi

SHPRESË PËR FUNDIN E VETMISË
Na i mbylle të gjitha portat
Botën njerëzore e fute në karantinë,
Shumë jetë njerëzish more,
As shpirti më s’mund të duroj.
Shumë kohë të mbyllur kaluam
Të vetmuar si bilbili në kafaz,
Ç’e duam këtë jetë të friksuar,
Duam të fluturojmë si zogu në qiell.
Bisedat e frikshme nga distanca
Fytyra mbuluar me maskë,
Ky virus “korona”, shumë kohë na ndau,
Nga distanca rri e shikoj.
Na mbajnë gjallë shpresat,
Fundi i vetmisë po vjen,
Do shpëtojmë nga ky virus,
Le të shkoj ashtu si ka ardhur.
Magjia vetmisë, mes dhimbjes,
trishtimit dhe frikës,
Ca pika loti më trishtojnë,
Vall ç’po ndodhë me ne kështu?
Natyra me bukurit e saja mahnitëse,
Shkëlqim dielli në lule vesuar,
Më jep shpresë për fundin e vetmisë,
Të kalojmë këtë pandemi famkeqe!
Të takohemi prap me shoqëri,
Çaste të lumtura të kalojmë,
Të pim kafe bashkë me ta,
T’i harrojmë ditët e vetmisë.

………………………………………………………….

NJË DITË DIMRI
Një ditë dimri
i ftohët shumë,
Qielli i kaltër
pa re, dielli
kishte lëshuar
rrezet e tij,
bora shkëlqente
si kristal,
Dikur lokja
thoshte diell
me therra,
vërtetë ashtu
është, era fryen
e na mërdhin.
Eci rrugës
nëpër borë e
akull me kujdes.
Era fryen e ftoft
pa mëshirë
rrah fytyrën time,
faqet më janë
mpir, sytë
më lotojnë,
nuk ka gjallëri
duket natyrë
e vdekur.
Ca pisha të
gjelbërta mbanin
kokën lart
me krenari.
Unë ecja ngadal
me kujdes shumë,
dëgjoja këngë,
nga vendi im,
se për ndryshe
edhe ecjet janë
monotone.
Nuk shoh asgjë
të gjall as ketrin
në lis, vetëm
tragjet e kafshëve
të egra në borë,
e unë vazhdoja
tutje!
Vende-vende rruga
kishte akull
ecja me kujdes
se mos vall
do të rrëshkas
kështu vazhdova
derisa arrita
në shtëpi.
Ajri i pastër
të knaq shpirtin!

……………………………………………………………………………………

ERDHI DIMRI
Ka zbardhuar në çdo anë,
Vetëm bardhësi shikoj,
bie borë ngadal e qet
Dimri na ka ardhë,
Natyra veshur me të bardha,
bardhësia mi mori sytë,
Asnjë lëvizje jasht nuk ka,
Nga dritarja fëmijët shikojnë.
Më pëlqen të dal të eci,
Ajri pastër më përgëdhelë
Kjo freski me ajër të pastër,
Mua më rrëmben.
Zogjët të strukur nën kaquba
dridhen nga të ftofti,
Nuk bëjnë zë, vetëm shikojnë,
Vall, a kanë diçka të hanë?
E të ngratët zogjë,
Lepurushi bashkë me ta,
Më dhimbsen shumë,
S’mundem që t’i marrë.
Ata duan lirinë e tyre,
edhe nëse ata mërdhin,
Do e presin një rreze dielli,
Që ata t’i ngrohë!
Borë e bardhë e ftohët shumë,
Bardhësinë dhe pastërtinë,
Vetëm ti e zotëron.

……………………………………………………………………………

LETRAT E NËNËS
I shpalosa letrat tua nënë
më shumë mall e nostalgji,
i lexova dal nga dal,
sa e çmuar nënë je ti,
aty gjeta një thesar,
të çmuar më shumë vlerë.
Nuk të mjaftoi telefoni,
nuk të mjaftoi “skype”,
mi dhurove edhe këto letra,
që i ruaj si kujtim nga ti,
si gjënë më të çmuar,
e me vlerë.
Shkuan dhjetë vite,
që nuk je më ti nënë,
por unë të kam këtu,
të mbaj në zemrën time,
bisedoj nganjëherë me ty
e çmallëm.
Në këto letra ti nëna ime,
shprehe ndjenjat tua,
dashurinë që ke për mua,
këto ndjenja dolën nga,
shpirti e zemra jote nënë,
m’i dërgove mua, vajzës tënde!
Këto letra m’i bëje dhuratë
me ndonjë revistë apo
ndonjë fjalëkryq dhe
m’i dhuroje ashtu si mundëshe,
e dija dhe gjithmonë kërkoja,
ndonjë letër në dhuratën tënde.
Këtë thesar të çmuar,
me vlera, do ta ruaj,
në kutin e kujtimeve të mija,
derisa të vij edhe unë te ti nënë,
Të dua shumë nënë,
Do të kujtoj me mall e dashuri!!!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT