Wednesday, October 15, 2025
BallinaVitrina e libritCikēl poetik me poeten Drita Haxhillari

Cikēl poetik me poeten Drita Haxhillari

Do vish një ditë !

Si shilarës lëkundesh,
hidhesh sa andej-këtej,
më lodhe aq shumë…
por unë prap do të gjej !
Herë dukesh e zhdukesh,
në labirinth si në një lojë,
në skutën ku je fshehur,
unë prap’ do të zbuloj !
Ku jeee-dënesa në lot…
të kërkova,dot s’të pash’
humbër në dje dhe sot,
shumë fjalë dot s’ti thash’ !
Kam dhimbje,oh sa shumë, dhimbje që s’ta them dot,
ku jeee-thërras e bërtas,
shpirt i mbuluar në lot…
Ku jeee-m’u sos fuqia,
u treta në mendimet e mia.
E thyer në zemrën time,
kthehem,mbledh kujtime…
impuls shprese në to gjej,
një ditë do vish,unë e ndjej !

……………………..

Kënga e poetit !

Kënga e poetit,është shpirti i dlirë,
është zemra kristal,simfoni e plotë,
është muzë ëndrre,zog në hapësirë,
iso frymëzimi,rendje në këtë botë.

Kënga e poetit,është ilaç shërimi,
penda e tij,në melhem ngjyer…
vargu shkëlqen,si melodi vallzimi,
jehonë shprese,çelës që hap dyer.

Kënga e poetit,busull rrugëtimi,
në ç’do fjalë,të vërtetën mbjell,
herë e qetë,herë në nota shpërthimi,
herë në furtunë,e herë në Diell.

Kënga e poetit,apel për drejtësi,
sfidë,guxim,forcë që nuk ndal,
pentagram notash,plot dashuri,
esencë magjike që të lë pa fjalë.

Kënga e poetit,këngë e së vërtetës,
rebelim i k’saj bote të egër rrangallë,
model mirësie,përqafim i jetës,
vokalitet i ëmbël,në lot e mall !!

………………………………….

Femra-flladi i jetës.

Femra-plot brishtësi,
ku qëndron ndjesia,
botë e artë në hirësi,
jasemin-nga dashuria.

Ndrojtje në emocion,
buzëqeshje si pranver’
uragan force gjithmon’
në unison me ç’do vlerë.

Fllad jete që përkëdhel,
bahçe lulesh-frtuta plot,
e ngrohtë si Dielli kur del,
duarartë si dikur,dhe sot.

Tolerante-mantel mirësie,
fjalë pak-sfidë e ç’do frike,
modeste-në lezet bukurie,
shpres’ e qëndresës stoike.

Trupi i qelqtë-në përkujdes,
koshere blete në ëmbëlsi..
model në dinjitet dhe besë,
fllad shpirti në madhështi !

© Drita Haxhillari.
Të gjitha të drejtat e autorit janë të rezervuara

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT