Tuesday, October 14, 2025
BallinaVitrina e libritCikël poetik me poeten Jorida Satka

Cikël poetik me poeten Jorida Satka

Kureshtjet jane pa receta,
na duhet djagnoza!
Kërkuan,humultuan.
Kapriçot e zemrave të shtruara,
bredhin pavjoneve,
me takat që kërcasin në paqe.
Misteri është botë!
Ne,na duhen njerëzit
të eksperimentojmë!
Të plotësojmë recetën e
Virusi sot.
………………………………….

Aromë mëngjesi!
Avuj me hije të ndryshme në shpirt.
Në labirinthin e gërmave humbas..
Sa e largët rrezja jote
t’a ndjek!.
Ëndrra me ty më përqafohet
me sytë e dashuruar,
Pret hijen time çdo natë
Sa i gjatë shikimi që shkon e vjen
Në fundin e filxhanit të kafes!..
……………………………………….

Eja dhe një herë ta dredhim nga nje cigare.
Ulur ballë për ballë,
me sy të ndezim zjarre.
Përtej kufijve të çmendurisë.
Vallëzojmë në xhaz!
Unë eci në diell,
Dhe të dy digjemi e shkrijmë më pas …
……………………………………………….

Në shkretëtiren e mendjes
Herë pas here hap nje dritare te vogël.
Pres të më sjellësh stuhin
e syve te tu .

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT