Sunday, December 28, 2025
BallinaVitrina e libritCikël poetik me poeten Rajmonda Qose Shkopi

Cikël poetik me poeten Rajmonda Qose Shkopi

Mall
Ditënetët e mia i vara te qershia e vjetër
Kur stinët e vishnin, e zhvishnin trupin e saj
Herë mbathur me lastarë e tunikë të gjelbër
Herë cullake, e ndrojtur fshihte turpin e pafaj.
I vara ditënetët nën trarin e avllisë
Ku nëna varte magjen e mesallë,
Atje kam varur dhe lodrat e fëmijerisë
Eh, për to kam mall, shumë mall.
Në sokaket e heshtur peng i lashë
Kur nëna me lotfaqesh nuse më përcolli
Vjeshtës së trembur ca puthje i dhashë,
Ajo si dhuratë ca psherëtima tek unë mbolli.
Në kufijtë midis dy kohëve i paketova
Ditënetët që nga motet janë zbehur
Ndodh që malli i shfleton ndonjëherë,
nga sënduku i kujtimeve i nxjerr ku rrinin fshehur.

……………………………………………………………………..

Ti o zemër mos lëngo!
Mos lëngo ti o zemër
Por digju prej hidhnisë
E me sytë drejtuar qiellit
Në gjunjë lutju Perëndisë
Mos kërko shërim për vete
Po kërko për shoqërinë
Zemrat e tyre më pare shëro
Që ushqehen me lakminë
Nëpër gjak u vlon zilia
E nuk kane besë e fè
Natën pas shpine të vrasin
Ditën të shtien në dhè
Qaj o zemër mos pusho
Zbrazu tek i madhi Zot
Dje bota ishte ndryshe
Shumë më ndryshe duket sot
Nënë e babë i kanë harruar
Syte u janë errur për para
Duke harruar se një ditë
Të vetëm do mbeten dhe ata.
Edukata ka shtegtuar
Udhëve në harrim
Kjo rini gjoja “e qytetëruar”
Nuk njeh norma s’ka parim.
Shpirti i njerëzve është zhveshur
Nuk ka më miq e shokë
Qëkur hyri interesi
Në djall vajti kjo botë.
Falju o zemër përgjëroju
Zeri yt qiellin ta krisi
Ndihmë kërko nga i madhi Zot
Me ujin e dashurisë zemrat t’i ujisi.

……………………………………………………………………………

Zemra e nënës
Zemrës nuk mund t’ia bëj autopsinë
Dhe pse indet, venat kanë ndalur
Nuk pulsojnë .
Ritmin kanë fikur
Përsëri s’mundem ta përcaktoj
diagnozën e saj,
shkakun e arrestit kardiak.
S’mundem t’ia bëj autopsinë.
Më rrëshqet ndër duar
Dhe unë trembem mos haluçinoj
Nga ky muskul që vibron
ndonēse i pajetë
Kur ciklin jetësor e ka mbyllur
Filloj të mëdyshoj në ekzistencën e saj
Ndaj,mos më gjykoni nëse heq dorë
Nga paaftësia,
Jo kurrēsesi,
Por iluzione të çartura më turrbullojnë
Dilema përvjedh mendjen
Ndaj të vështirë e kam
Është zemra e një nëne
që dhe pse e pajetë përpëlitet
për të vegjlit e saj.

…………………………………………………………

Te ky prag tē pres
Ti edhe sot nuk erdhe
Te prita si netët e tjera
Trishtimi me zuri prej fyti
Po nuk qava si përhera
Punët s’të lenë tē vish
I di ca gjëra dhe nënua plak
S’të kërkoj shumë o bir
Veç ta shkelësh këtē prag
Ndoshta shumë të kam bezdisur
Shpesh zërin dua ta dëgjoj se
meraku prej nëne ëndrrat m’i ka stisur
E netëve me hënën kuvendoj
E di, tashmë je rritur e burrë je
Ke familjen tënde,ke edhe fëmijē
Ndaj ashtu si ty t’dhemb për ata,
edhe unē tretem për të parë ty
Ditët e fundit të këtij viti janë
Dalëngadalë po vjen Viti i Ri
Derisa frymē të kem do pres tē ky prag
mallin mbështjellē me shallin e zi.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT