MARTESË NËN HIJE
(Kushtuar vajzave që patën fatin të martohen gjatë kohës të dëbimit me dhunë nga Kosova – Shqipëri-Maqedoni etj.– (Mars – Qershor – 1999).
Jam Lule Vjollcë,
Jam bijë kosovare
Jam në kërkim të stinës që i thonë Pranverë !
Pas humbjes së shpresave për të mbetur në Kosovë,
Mu desh të bëhem nuse nga Durrësi,
Shumë larg teje –
Por…afër
Nuse pa duvak, pa fustan nusërie.
Nga derë e shtëpisë dola, me petka të zeza korb,
Për TY Kosovë,
Për bijtë e ashtit tim,
Që ranë për TY, e mbetën mbi dhe.
Ashtu të pavarrosur i lashë,
E nuk pata mundësi as tua mbyllja sytë, Dhe tua përshpëritja fjalët:
Flini të qetë – Liria nuk është larg –
Oh… ç`dhembje mbeti në zemrën time
Në ato ditë kur vërshuan lumenjtë e gjakut e të lotëve,
Për gjithë atë ferr e tmerr,
Që të kishte rënduar trupin tëndë Kosovë.
Ta këtheva shpinën
Duke të lënë TY, mbretëreshë të robëruar.
Plagët ti mora me vete dhe i barta brigjeve të detit.
Duke u dallgëzuar me to, lutesha për fatin tënd dhe timin,
Që të mos na ndjekë hija e orëligës.
Lutesha – Kosovë – A do të më sheh të vdekur,
Apo do të të shoh të gjallë
Shpresat i kisha gjithëherë,
Se një ditë do të të shoh të lulëzuar.
Sot në Kosovë vie erë lirie…
E unë lutem :
Merrëm edhe njëherë në krahët tu Kosovë
Se më ke gjak, me ke asht…
Se këtu retë ma ndalin frymën.
Unë jam këtu veq si një hije e natës së pikëlluar.
Unë dua të jem atje ku bukës i thonë bukë e ujit ujë.
Unë dua lirshëm të frymoj aty ku qesha dhe qava njëkohësisht.
Unë dua të jem në mesin e njerëzve të ashtit tim
Më merr në krahët Tu Kosovë – Gjaku im,
Kënga ime, Lulja ime, Dielli im Kosovë.
……………………..
KUJDES ME FJALËN
Q`është fjala ?, më pyeti dikush!!!
Unë i ngrita krahët e thash…. nuk e di…!
Nganjëherë është e ëmbël si rrush…
Nganjëherë vjen, si helm i zi.
Lum ai që me fjalën bënë kujdes,
Fjalën e fundit, të parën se jep,
Fjala jep pezëm, jep edhe shpresë,
Fjala duhet të jetë, e ëmbël, e qetë.
Fjala ka pushtet të veçantë,
Me Fjalën, thyhen rregulla, shkëmbinjë,
Me fjalë nga goja, ne hedhim mjaltë,
Me fjalën, prodhojmë, dhe helmin e zi
Fjala e mirë të ngritë pëpjetë
Me Fjalën mund të nxisësh, të bënë bela
Kur Fjala është gjithëmonë realitet
Me Fjalën, gjithëmonë ndërton Kala.
…………………….
KRISME ESHTE EMRI YT
(Din Mehmetit)
Poet shpirtëror,
Pishtar i vargut, rrugëve u ep dritë,
Ishte dhe mbetet – Din Mehmeti.
Me TY
Në të shëmtuarën,
E gjejmë bukurinë
Me TY
Edhe në zhgënjim,
Gjejmë ngadhënjimin.
Me TY
Zgjohen ëndrrat e fjetura,
Mbi Detin plotë dallgë.
Me TY
Malet kanë Oshëtimë,
Fushat rrezatojnë plotë Diell.
Me TY
Në çdo çati,
Ka rreze diturie,
Me TY Dashuria rritet
Për fjalën e lirë,
Për fjalën e artë,
Poet i të gjitha kohërave,
Ishte dhe mbeti poet – Din Mehmeti,
KRISMË ËSHTË EMRI YT.
……………………………………..
DRITË U LINDE DHE MBETE DRITË
(Kushtuar Shkrimtarit – Dritëro Agollit)
Emër e mbiemër i kishe të shejtë,
Në freskun e zgjimeve, pritej e bardha ditë,
Në kohëra të vështira, veq Ti qave retë,
Për vendin ishe, vetëm AG e Dritë.
Luftove në jetë me disa rexhime,
Lakun në fyt dot, se duroje,
Për popullin e vuajtur, të drejta realizime,
Me mendime të arta, me shumë kujdes kërkoje.
Edhe sot, kur u ngjite qiellit përpjetë,
N`mes Yjesh qëndron, na bënë dritë,
Nga Ti çdo varg e mbajmë amanet,
Veprat Tuaja Margaritar, mbetën Ag e Dritë.
…………………..
PRANVERË MOJ !!!
(Kushtuar – Virusit – Korona 2019)
Pranverë moj, stinë e bekuar,
Ti gjithëmonë sjellë freski,
Bilbili n`degë duke kënduar,
Jetës TI i jep gjallëri.
Në një anë ke gjelbrimin,
Degtë e pemëve që blerojnë,
Tek Ty t`gjithë e gjejnë gëzimin,
Plotë me lule kur lulëzojnë.
Erdhe me furtunë sivjet,
Bota gjeti qorientim, Pranverë moj, me TY qpo ngjet,
Ti gjithëmonë je më e bukura stinë.
Këtë vit erdhe,
me doreza e me maska,
Kështu nuk të pritëm kurrsesi,
Me urdhër izolimi dhe mësim nga distance,
Këtë vit Pranverë, do mbetesh n`histori.
Kjo formë e mësimit nuk ishte n`praktikë,
Mësuesit dhe fëmijtë të jenë të ndarë,
Uroj sa më pare, që ky virus të ik,
Të ringjallet jeta si më pare.
Pranverë moj këtë vit,
Do mbahesh mend për trishtim,
Lutemi kurrë mos me u përsërit,
Luftëra me pandeminë.
