Sunday, December 28, 2025
BallinaVitrina e libritCikël poetik me poeten Valbona R. Hadri

Cikël poetik me poeten Valbona R. Hadri

Mērgimtari

Kam qarë sa vet jeta ime.
Jam fshehur skutave,duke rênkuar me dhembje malli në kèrkim të dashurisë sate,
sa andej e këtej .

Kam kërkuar oborrin e shtēpisë,
për ta shijuar një pikë rreze dielli në kujtim të fëmijërisë.

Më kanë munguar, ato rrugica, që tashmë kanê ndryshuar…
E ato pamje ku unë mbahesha fortë për dorën tënde, duke e ngritur shpeshherë shikimin
nē kërkim të pranisë sate.

Kam prekur vijëzat e fytyrēs,
ku lotët lanê gjurmë e tyre.
Herë -herë shpalosja faqet e historisë për të ngarendur nē gjetjen e pamjeve mahnitëse të vendlindjes, që të marrë pak frymë lirshëm.

Me lotê kam shuar mallin për zërin tënd, që më zgjonte me mëngjeset e pranverës beharore dhe qëndrimin tim rrëzëmali në soditjen e fluturimit për të të bukrèn shqiponjë.

Kam kërkuar të përmbushem me ty,duke e zhveshur natën e zhytur terrinë,ku lypsari i strukur lutet për zbardhjen e ditës së re.

Kam dashur qē familja ime
të jetoj dhe qëndroj në atdheun tim!
E çka s’kam kërkuar por jo të më thrasin Mërgimtar në vendin tim.

……………………………………………………..

Eja

Më merr me vete aty ku të parët tanë,
shtruan sofrën me ëmbëlsi e dashuri,
me respekt e bujari,aty ku u lidh fjalë e besë burri, ku u nis farë e fisit tim.

Dua të kalëroj nëpër ato fusha e male ,
të thëpisura me shkëmbinjë.

Mbi gurët e kështjellave ku shqipet fluturojnë, në mbykëqyrjen e atdheut dhe Flamurit që valon.

Burimin e Drinit dua ta shijoj pak,të ndalem tek Vjosa kam një çikë merak .

Te Gryka e Këlcyrës me burimin e Uji të Zi,
të sodis fenomenin e përzirjes së ujrave,
ku ruhen kaltërsitë..

Po te Shkumbini ah, seç lum i rrallë!
Aty ke Valbona ndalem të heç mall!

Luginës së Bunēs do të marrë udhën sërish,
në përshkrim të gjithësisë ku rrinë veç Perënditë .

Tash do të kthehem në një pjesë,
me rreze e shkëlqim,
në Nerodimēn e bukur,
me bjeshkë plot gjelbërim .

Zemrën e saj e pasuron një veçanti.
Ndarja e lumit që bën mrekulli
me rrjedhën e tij në Detin Egje dhe tē Zi.

Më mbaj fortë për dore dua të pushoj pak ,
të rimarrë vetën për të vazhduar prapë.

…………………………………………………

Me sytë e mi pashë

Tek sheshi ku parakalojnë të ngopurit
Mbi pllaka betoni të ngrirë
Një i ri shtrirë trupin në të ftohtë
Ishte pasqyrë e mjerimit sot.

Me një mbyllje syri të vajshëm
Matanë trotuarit pashë edhe një.
Edhe një dhimbje tjetër simotër
Lotët s’mund t’i mbante në grusht.

Nga të ftohtit dridhej i tëri
Trupi tij si purtekë mbi ujë
Nga vrimat e leckave të shumta
Hynte frikë e tmerr i acartë.

I shtrirë i ramë përtokë
Ulërinte një shpirt frymësosur
Me buzë të thara nga uria
Belbëzonte ca fjalë të paartikuluara.

Ku është drejtësia o nënë e mjerë
A po kot kërkoj një kafshore bukë
Ku është humanizmi në sy njeriu
Apo kot ëndrroj sofrën e mbushur.

I tërë ai shi që pluskonte atë ditë
mbi trupin e tij binte pa e prerë pikën
Lutjet që i thoshte mëvete djaloshi
Në shpirt e vranin çdo kalimtarë.

Ku je jeni ju matuf të mjerë?
Që keni harruar Zot, komb e nderë
Si nuk lëvizni dot nga ajo karrigë
Të shihni edhe këtë pjesë të mjerë .
Mbushur një pellg lotësh nga ju.

Apo mëtoni fare të mos mendoni
Ama një gjë kurrë mos e harroni
Derisa të ketë pamje që therrin në sy
Hallkat e Karmës do t’ju bien në qafë.

…………………………………………………

Një gotë verë

Fantazia e hyjnores tretur në gotë me verë të kuqe, mbahej me elegancë nga gishtrinjtë e hollë të zbukuruar me unazë ari.

Pasioni nga përjetimi i një gēllënke verë,shtoi ndjesinë përrallore të të kuptuarit e veçantisë sê shijes në buzën e saj.

Me sy gjysmë të mbylluar, në anën tjetër të gotës së kristaltë,u shfaq pamja e tij që i bëhej portret nga dorë e shkathët artisti.

Pasioni i dashurisè,
rrëmbeu fuqishëm çastet e heshtura duke pasuruar me mençuri dhe bindje mallēngjimin, me një gotë verë.

……………………………………………………..

Errësirë …..

Në kapèrdim të dhimbjes së zemrës fsheha pikat e lotëve

Rrahjet e çrregullta më merrnin frymën dhe më futnin terrinës së pafund.

Nën kokë paloja lutjet pèr ta qetësuar shpirtin e trembur.

Mendimet më silleshin vèrdallë dhe më çonin tek një det i trazuar në mua.

Prisja të paktën një zë të kulluar
Ta thente heshtjen e errësirès të natës së trisht

Por, të gjithë zërat e ëmbël flinin, pa e kuptuar aritmin e një nate ferri.

………………………………………………….

E sheh

Kjo jam unë, rreze drite në syrin tënd
Ndoshta nuk qaj por shpirti më dhemb
Ndihem keq larg teje pa të prek
Ndoshta s’mund të ta them por,
e kuptoj se vetëm ty të ndiej në shpirt.

Ti s’më beson sepse s’më shijove
Unë ndoshta nuk di të ta shpreh
Por s’dua të të humbas kurrë
Je i vetmi lot që rreshqet syrit tim.

Ti do mbetesh kuptimi i një puthjeje
Një ndjenjë e bukur mbetur një ëndërr
Një freski kujtimi që më bën të të ndiej
I vetmi lot që rrokulliset faqeve të mia.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT