Thursday, January 22, 2026
BallinaVitrina e libritCikël poetik me poeten Ymrije Beqiri

Cikël poetik me poeten Ymrije Beqiri

Fëmija jetim

Një fëmijë e ndanë nga nëna Dhe e lanë t’ rritej jetim
Ai gjithnjë ëndërr e kishte
Nënës t’i futej në gji
Nga fqinjët ish i urryer
N’sofër t’tij
u patën ushqyer
Mirëpo fëmija s’e harroi
Nënën çdoherë e takoi
Këshilla mori prej saj
-S’ka kush, nënës që t’na ndaj
-Mes nesh s’do të ketë kufij
Kështu e këshilloi
nëna e tij,Shqipri!

………………………………….

Nuse pa vellon e bardhë

Pret nuse të bëhet
Me vellon e bardhë
Ku të shkojë, e shkreta nuse
Kur nuk din kur kthehet ai djalë
Ai djalë që pret nga kurbeti me ardhë
Po trimi qenka kthyer, në luftë paska hyrë
Me një batalion ushtri
E nusja asgje nuk po di
Po e pret me krushqi me ardhë, me marrë
Nuse me vellon e bardhë
Ashtu ka menduar, po i behet befasi
Nusja u nis me një batalion krushqi
Shkon, dhëndrrin ta takojë
Po afrohet “Ku je, ore trim?! A din
sa malli me ka marrë!
Të prita të vije ti”
Po ulet në gjunjë, po e ngrit flamurin
Po e shikon të shtrirë në arkivol burrin
“Oh, a kjo qenka befasi?!
Më the se do të vish të më marrish
Po nuk do të hidhrohem jo
Meqenëse paske rënë për liri
Të betohem në Perëndi
Besen që e lidhëm bashkë ne të dy
Do të qëndroj besnike deri në përjetësi
Derisa do të vij të shtrihem afër varrit ngjitur me ty!”

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT