Friday, February 6, 2026
BallinaVitrina e libritCikël poetik me poetin Elham Pasha

Cikël poetik me poetin Elham Pasha

Do të shkoj në luftë – pa epitafin tënd

Më the: mos shko në luftë!

Ke bër tre luftra të mëdha…

Njërën,duke mbledhur lëkurën e gjarpërit,

nëpër dheun e nxehtë ,thua më thua.

Tjetrën,me mullirin e fshatit të braktisur ,

duke mbledhur myshqe ,

ku flenë ca ëndrra pa grur’.

E treta,më e përgjakshmja: thërrrmove ca gur’.

Më the: mos shko në luftë !

Ke punë tek tenxherja me pilaf:

të numuroja kokërr më kokërr- orizin

se,e kjo,është një luftë për epitaf!

Më the :mos ec në luftë se jam unë.

Zjarri është për mua ,

ti mbulou me gunë!

Po unë,shkova në luftën e katërtë …

Në luftën e hijeve të pash ty…

At’herë ,kuptova pse isha numurues

i kokrrave të orizit!

Kam fuqi edhe për luftën e pestë .

At’her’ nuk do të ketë vjeshtë …

Epitafet,janë duke u dekuruar.

K R Y Q E T

E deshi ,gjith’ jeta ime që ballin

t’a mbush me parale

e meridianet zunë qytetrimin

në dy faqe.

Nuk i dogja pshertimat ,

ndonse lotonin brigjeve me shelgje.

Kryqet i bëra shtetar në buzë,

vetëm për dritë e paqe.

Kryqet janë të fort ,tek fjala

e nata e njeriut.

E Adami s’i ndali dot,

ndonse mollën e kishte në gojë…

Për t’i shmangur ata,

unë puth agun e lindjes,e t’ veriut.

Emën e kam kryq të bler që jugun

e perndimin t’a fus në lojë…

Përtej shiut- pikon dielli Përtej shiut ,bje dëborë

e matan borës varet dielli.

Përmbi akull ndodhem unë,

dirigjent me shkronjë të parë.

Katër stinët më bëjnë roje:

me krah’ zogu,

me krah’ fluture,

me krah’ blete

e me gjethe,mbushur me grur’.

Brënda shiut mbyten lumenjt ,

midis tyre e sytë ,e mi…

( Thirra zogun t’i nxjer në breg.)

Brënda dëborës më digjet zëmra

si metafora me shkronjën e dytë.

( Thirra fluturën të jet pikiadë e dashurisë.)

Brënda diellit nuk ka stinë…

Shtrydha mjaltin mbi bukën e pjekur,

por kujtesa kishte vdekur,

në shtëpinë e parë,

përmbi shkronjën e fundit!

Kam zbritur nga deti

Kam zbritur nga deti,lagur e pa lagur.

Me sy më ndjek mileti, pushka qënka varur.

Pushka s’qënka bosh,varur në litar…

Nëse do të rrosh, yjet mbai ngarkuar!

Ku mbin trimria , rrugës që s’ka fund

E sythet hap liria ,raund mbi raund?

***

Kam zbritur nga deti,ardhur nga oqeanet.

Vlla me tërnetin,xhaxha me mekamet.

Hapas,më ndjekin hijet, cilindër bote !?

Zëmra s’m’i rrok ligjet,s’troket me shorte.

Zbrita e në ara,s’kam harruar mbiemrin!?

Kontinetet, mbi gishta e gara,

Dreri mos të ketë- emër…

Në krahët e shkurtit celin dhe mimozat

Tre herë u martova e nuk bëra asnjë dasëm

e dhitë,e egra kërkonin sythe në morset e malit.

Tre herë më gjunjzoi këmbët- shkurti, ende pa basëm

e mbi baltë gulnin gozhdë, thundrat e kalit.

***

Nuk më pikturojnë mjergullat lehone,vecanrisht në shkurt,

se janë oxhaku i janarit, përzjerë me fjollat e marsit.

Shkurti mbetet ,në sytë e mi,viktima më e butë

se sythet nuk i ngrohë, me diellin e ballkonit të shansit.

***

Shkurti ka shtatore të shkurtër e morset tingllojnë tek plakat,

e unë,fshikulloj që ato,të ftohura, mos të ulin tumanet.

Xhindet e tyre, kanë shanse se janë pronare edhe tek varkat

e sythet i duan’ mbi akull,ngarkuar tek karvanet.

***

Shkurtin s’e dua të shtrir, ndonse më shqepi kostumet …

I dua e dhitë, e egra – balerina n’shkëmbin e pa gdhëndur…

Marsi s’dëshiron t’a kuptoj se shkurti ja lëngzon vrullet

e plakun, e dashurisë me aromë manushaqe e gjen të mëndur.

***

Tre herë u martova pa dasmorë e lugë në vatër

se marsi më ngriti lëkurën e prilli më qethi- bruto .

Cdo shkurt laj shportën me pshertima ,që bëhen- katër

e kalin, e baltës e dua të vrapoi vetën- nudo.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT