Vetëm Atdheu nuk vdes
« Ikim » ne, apo « ikë » koha
Të vdesësh është zë
Që zbret nga qielli
Nëse ka edhe pa kohë
Për gënjeshtra të së nesërmes
Dua ta ruaj në duar të mia
Vdekjen e mesnatës
Po edhe aty në ag të diellit
Dëshmitarë që në kohë të lashta
Jeta pasqyrë që thahet në copëza të vogla
Poezi dhe gjuhë në martesë
Njëra pa tjetrën nuk shkojnë
Të tjerat nuk kanë kuptim
Vdekja është gëzimi i dytë i lindjes
Me dy flatrime, frymëzim për këngën
Me poezinë e folme të shkruar
Se jetohet vetëm në të tashmen
Vetëm Atdheu nuk vdes !
Dielli lindi në Perëndim
Pesë shekuj shpatën n ‘qafë,
Një shekull topin mbi kokë,
Që të thyhet shpirti shqiptar.
1999,
Dielli lindi në Perëndim,
Për një shekull të ri,
Jeta mori kuptim,
Për herë të parë,
Thirrem LIRI.
Nuk vonoi një hije e rëndë,
Kaploi Atdheun tonë,
As Hëna më nuk dukej,
Ata që ranë për Liri,
Shpejtë u harruan,
“Komandantë” e klerikë,
Shkelen mbi gjak të njomë
Thanë:
Dielli dardan është me mëkate.
Dardania Ilire,
Rikthema Diellin në takim,
Është besimi ynë për Ty Atdhe!
Ndizni oxhakun
Ndizni oxhakun që të kemi dritë natën
Diellin, simboli të besimit tonë, e kemi në takim
Jo vetëm për ngrohje, po për kujtesë të historisë
Llambat e vajgurit, llamë gazi të tymosura
Ndaj ndezëm qiri, që deri aty nuk i njehnim
Veç vargjeve të poetëve kur shkruanin poezi
Që na u bë edhe simbol për Liri t ‘Atdheut
Po nëse keni aq të ftohtë, mbushuni me mllef
Që t’u ngritët gjaku, e të keni tepër të nxehtë
As me këtë mos u pajtoni, ndizni shpirtrat
Jepni urdhër : Fajësia të mbulohet me çarçaf
Vdekjen të gjithë e kemi dhuratë, mos u frikësoni
Po një po ua them, po edhe një tjetër shtesë
Fjala nuk vdes, atdheu pret lindje për gëzime
Loti na është tharë që moti pranë oxhakut
Duke imituar njeri-tjetrin për rrezuarje
Për ngritje që ta humbim rrugën n ‘oborr
Edhe atëherë kur ka dritë për ngrohje
Sanço-Panço nuk ishte i marrë, larg asaj
Ju mendoni se populli mund të mashtrohet
Ju mund të keni të drejtë, është e mundshme
Po unë nuk e besoj
*
Nuk e di a mund të derdhim lot,
me shpirt në mijëra copëza
Le të na kujtohet historia
Jemi mësuar të hymë për dere
E mos të dalim për dritare
Parisi Ilir dhe Arbëria sot
Babai i Parisit Zot, Mbret i Trojës
Po n ‘Epir Bardh ‘ylli edhe ky Mbret Ilir
Etnografë, arkeologji e linguistikë e thanë
E tha Platoni e Straboni, Herodot Dardani
Se kultura ka lindur në këto troje t’shenjëta
Ç’ thotë Parisi sot për këtë emër troje
Ky personazh i Homerit tonë pellazg
I lindur në brigjet e dhenave arbërore
Parisi Kryeqytet i kulturës botërore
Pas udhëtimeve t ‘mia një gotë vere t ‘kuqe
Me emrin Saint-Emilion të Emilionit Ilir
Katragjyshi i Bardh’yllit i Eneut, i Akilit
I Perandorëve, Justinian e Konstandin
I Gjergjit Kastriot pamje hyjnore
Mes fitores dhe flutës më flenë kujtimi
Në nimfat e drunjëve ku vetojnë shqiponjat
… dhe
Ç’të themi sot për ato ikona madhështie
Ku bota na i mori e ne mbetëm hije zie
Mua ç’më mbeti nga ngjyra e vargut tim
E letrave të shkapërderdhura me thyerje
Nga një kënd në një dritare, pa dritë dielli
As shqiponjat nuk këndojnë, nuk fluturojnë
Nga dëshpërimi nuk e dimë a jemi ëndërr
Apo presim Bardh’yllin e Gjergjin për shpëtim !
