Monday, December 29, 2025
BallinaVitrina e libritCikël poetik me poetin Naim Kelmendi

Cikël poetik me poetin Naim Kelmendi

PËRSËRITJA E HISTORISË

Prapë e njëjta nyje lidh
Jetëvdekjen në një rrëfanë
Të njëjtat fjalë,të njëjtat
Pështymë në të njëjtat gjuhë

Të njëjtat mē janë varri
I tërë asaj që s’u përgjigj
Kurrën e kurrës drejt

Po Flaka po Tymi po Hiri
Po masakra po Gjaku ynë
Po vrasja e Albanit e Albanit
A nuk përkthehen në gjuhët e botës

Ia ngre këmbëzen dhe vras
Vras për atë copë Shqipëri
Vras se nuk bën ndryshe

Dhe s’ka punë mē njerëzore
Se të vrasësh bisha të egra
Kur turren në oborr me hove të verbëra.

…………………………………………

NË EMËR TË ATDHEUT

E si më vjen kaq i dhët rrëmbim
Më zë pas mesnate me sy hapur
S n’vargun e Azem Shkrelit vjen tingëllim
M’i bie kokës mendim i rëndë,i prapur

Jo,po duhet të jetë Evropë aty ku është
Jo,po Londra të jetë Londër këtu e prapa
Po gjakn,po luftën kush guxon të m’i heshtë
Po emrin a s’e patë,në maje kudhre a e pata

Zini vend mes kohe,mos bini rrotull
Gjak ynë i miri s’është derdhur për kot
Në sytë e njëri tjetrt shihemi për së kthjellti
Nëse dashurisë i lëmë pakëz vend për Zot

Si në vargun e Azem Shkrelit vjen tingëllim
Po gjakun,po luftën ksh guxon tē m’i heshtë
M’i bie kokës mendim i rëndë,i përflakur
Besnik gjakut tim t’i mbetem derisa të vdes

…………………………………………

HISTORI E GJALLË

Nuk e besoja se mund ta gjeja
Atje në Koshare Agim Ramadanin
Të gjallë si në takimin e fundit
Tek Qendra e Kulturës në Cyrih

A mund erdhe ore poeti ynë
Më tha plot afsh atdhetar
Plot shpirtin dhembje Kosove
Ja,shiko këto male shqiptare
Këto burime,këto bukuri përrallash
Sa rëndë ua kishte zënë frymën
Prania e gjarpërinjve-këmba e shkaut

E thyem kufirin,i vramë,i shporēm”
Ndal Agim i thashë,e më thuaj
Cila ishte poezia jote e fundit
Cila ishte piktura jote e pakryer

Përpara e kemi shkaun
Vargjet e pikturat
I lëmë për kohë paqe”

Fare s’e besoja se mund ta gjeja
Tek Rrasa e Zogut burim malesh
Agim Ramadanin-histori të gjallë

…………………………………

PRAPË DEMONËT

Dje ishin kokë kerberêsh
Kryerrugës,kryejetës
Nëntokës kaliruan me biografitë
E egra prapashpine

Plehu i kohëve t’perënduara
Ende na zbardhë rrugën
E idealit t’një plehurine

Në kryejetë në kryerrugë
Kanë dalë përsëri
Të verdhë,të kuq
Soj i çuditshëm
Helmin e gjuajnë kujdesshëm
Në kohë tjetër në njeri
Dhe prijnë me flamujt
E dufit të tmerrshëm

Në krye të radhës
Në dardhë kokrrojnë

……………………………..

KREJT NUK ËSHTË KREJT

Krejt nuk është krejt
Asnjëherë dhe në asgjë
Në askund e në asnjë pikë

Veç në mendim është stisur
Shpresa jote se është krejtë
Ajo që shikon rreth teje
Pamja dhe përmbajtja
E kuptimit dhe njohjes

Asnjëherë dhe në asnjë kohë
As perëndon krejt e tëra jonë
As fillon për të mbaruar krejt çdo gjë
As fillimi s’është fillim i përgjithmonshëm
As fundi s’është fund krejt e pa diçka përtej

E gjitha lëvizë deri në infinit dhe ndërron formën
Dhe kur mendon se je në fund mos thuaj:ja fundi
S’është pika e fundit vuajtja e shpirtit as kodra pas bregu
Deri aty ku je këputur nga ecja e flashkët kërkimit tënd

As atëherë kur kanë tradhtuar kurthat me smirën
Apo kur je në spik mos thuaj:ja spiku dhe ku vete më tej
Sepse vijnë tjera gjendje tjera hapësira tjera kuptime

Për të kuptuar se e tëra nuk është kurrë e tërë
Asnjëherë e në asgjë e në askund e në asnjë pikë

…………………………………………

GËZHOJAVE TË FJALËS
(Ibrahim Rugovês)

Nëpër dashuri e n’Librin e shenjtë
T’kombit digjej qiri irëve të Territ,
Territ që po vriste aromën
E blirëve të Prishtinës e Dardanisë

Bogdani ynë po kthente prapë mes nesh
Të na i jipte shpirtit pakëz Uratë
Uratë,se i suleshin paturpshëm
Epikês Ilire sirena e kokëmeduzë
Kokën do mbajtur lart e ndenjur
Pak egër kur ke punë me djaj

Herën tjetër u lëmë ca vend në anatema
Nuk i fal t’digjen gëzhojave të fjalës
T’fjalës sonë të plumbtë dhe bukëmirë

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT