GËZUAR DITËLINDJEN KOSOVE
THEMELET E LIRISË
Tan Kosova bani thirrje,
Bijve të vet anë e mbanë,
Ka ardh koha e lirise,
Me i dale serbit ballë për ballë.
Bujku në are la parmendën,
Dhe studentët lanë shkollën,
Kurbetlinjtë lanë kurbetin,
Ju përgjigjën thirrjes së Kosovës.
Gjyshi plak rroku armët,
U çue n’këmbë gjithë rinia,
Dhe i doli zot vatanit,
Se pa gjak nuk vinte liria.
Mençuria e Ibrahin Rugovës,
Dhe trimëria e bacë Ademit,
Gjaku i bijëve të Kosoves,
Ja betonuan lirisë themelet
THIRRJE KOSOVARE
Hape derën dhe për mua,
Europë e vjetër,Europë e re,
Mos me lerë me të vuaj,
Jam e jotja s’më vë re…?
Jam unë ,Kosova,që të bëj thirrje,
Hapma ti, moj,Europë derën,
E largomi lotët prej syve,
E kthema nderën.
Ka qindra vjet që po pres,
Që përballem me trishtimin,
Në dyert e tua trokas pa rreshtur,
Të lutem mos ma sos durimin.
Jam përgjakur për këto troje,
Kam identitet e kam nje emër,
Që s’ma shuan shekujt dot,
Me lirinë ne zemër.
Moj Kosove, moj sokoleshe,
E gëzofsh për jetë lirinë,
Ti je në bote ma i riu shtet,
E gëzofsh ti pavarësinë.
KAM LINDUR
Kam lindur bujk,
në hulli të arës,
ku nëna tokës së butë,
mbillte kokrrat e farës!
Kam lindur çoban,
te stani,
në mes malit,
ku im até ruante tufën,
shikoja qent që mundnin ujkun!
Kam lindur
dhe poet,
duart me kallo fshatari,
nuk më pengojnë asnjëherë,
emocionet t’ja jap vargut!
Në xhepat
e xhaketës time,
nuk do të gjeni gurë as ferra,
janë të mbushura
me vargje poetike,
në çdo stinë dhurojnë
vetëm lulepetalçelura.
