Wednesday, February 25, 2026
BallinaVitrina e libritCikël poetik me vargjet e poetes Mimoza Çobo

Cikël poetik me vargjet e poetes Mimoza Çobo

MBETA HËNË E PËRGJYSMUAR…

Porsi yll ndriçon papritur
flokëve më hedh kurorë
dhe lë pas një tis të ndritur
dhe lë pas një meteor.


Dhe më lë gjirit ca malle,
malle që më përvëlojnë,
në fole më lë mes valëve,
edhe ikin,edhe shkojnë.


Porsi hënë,rri duke pritur,
të pushoj një çast kjo borë,
ca kristale rrinë mërzitur,
mbi gjethenjomën kurorë.


Bëj t’i shkrijë dhe si shkrij dot,
janë ngrirë ,janë gurëzuar.
Nuk e di,a do të ndritësh sot?!
Mbeta pragut,hënë e gjysmuar.


PSE THYEN HOJEN E BEKUAR?!
Ti nuk di ta mbash ndër duar,
shpirtin tim,që rreh gjethuar,
se tek shket e bie thërrmuar,
tretet ofshamave duke vuar.


Përmbi gjethnajë e pikëlluar,
dashuria me zë të shuar,
vajton këngën që s’u këndua,
refrenin që vranë buzët e tua.


Se një shpirt i dashuruar,
ka dy sy e buzë pjalmuar,
diell e hënë pa re mbuluar,
oqean me perla zbardhuar.


Se tek hedh akull dhe ngricë,
ia thanë buzët dhe dy sytë,
kur derdh breshër me tepricë,
thyen perlat dhe i mbyt…


Kur s’di t’më mbash ndër duar,
t’ma lexosh shpirtin qetuar,
t’më puthësh ëmbël gjer në thua,
pse thyen hojen e bekuar ?!…

LERMË TË VIJ…
Lermë të zbres hënën prej qiellit,
errësirës se natës shtatit heshtur,
lermë të puthëroj lindjen e diellit,
syrit qiellor, që vështron qeshur

.
Në të pëlqefshin netë mrekullie,
pranverën do hedh përmbi buzë,
në të pëlqefshin fjalë dashurie,
zinxhir argjendi do t’i var në gushë.


Nëse shpirtit mbin bisqe lumturie,
syve shpërthyes lind një shpresë,
nëse thua:Dua mëngjes bukurie !
Muzg djersiturin,do mbledh vesë.
PORTA E FSHEHTË E NJË GRUAJE
Në lashtësi mendohej,se aroma e gruas së virgjër,
kishte efekte shëruese e çudibërëse te burri.
Portën e fshehtë dhe pse s’ruhej nga ndonjë tigër,
se pushtoje dot,nëse asaj nuk i qeshte nuri.

Se ajo ndjen trokitjen e trazuar të dashurisë ,
grimcën shpërthyese të erosit të pashijuar,
gjithë nur flirton, të zbulojë hiret e vajzërisë,
futet lakuriq në ëndrrën e burrit të dashuruar.


E sigurt nxit vrulle,me oreksione të papërballuar,
bëhet perëndeshë seksi përtej kufirit femëror,
portën e fshehtë hap me vetëbesim,për të gjarpëruar,
në shtigjet e sensualitetit të pastër burrëror.


Aroma e gruas së virgjër,bart enigmën e tërheqjes,
burrin e lidh pas vetesi,me të nxehtat ndjesi,
e magjeps me biskun,që ka arritur kohën e pjekjes,
dhe me dëshirë,ndez fijeza afshi në fshehtësi.


Mos prit të pushtosh portën e fshehtë të një gruaje,
të zbulosh enigmën e mistereve të fshehtësisë,
nëse zemrën e saj e bënë të përjetojë vetëm vuajtje,
nëse aromën ia rrëkëllen,me grykësinë e tradhëtisë !


Shpirtin e gruas e rrahin stuhi dhe fllade gjethesh,
kujdes kur drithëron e rrjedh gjak në heshtje,
mos ia thyej me dhunë portën me petale vese,
se në qelizët e saj zgjohen instiktet e një luaneshe!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT