Monday, October 13, 2025
BallinaVitrina e libritCikël poetik me vargjet e poetes Sherife Thaqi 

Cikël poetik me vargjet e poetes Sherife Thaqi 

NGJYRA JETE

Jeta ka ngjyrat e saj,
Secili njeri, ndonjërën shijon.

Mes horizonteve është frymëzimi
Mes njerëzve
Është dashuria,

E diku krejtë afër,
Poezia trazon poetin.

ALFABETI I GJUHËS SHQIPE
(Kuvendit të Manastirit (1908)

Në numër janë 36-të,
Fillon me shkronjat – ABC-në,
Kudo shqiptarët kanë me të dashtë,
Nga Ti mësuam si ta duam dhe të shkruajmë për Atdhe-në.

Nga Ti, Alfabeti Ynë,
Të gjithë morrëm Emër,
Ti je i shejtë për shqiptarinë,
Secili Ty të ruan në zemër.

Mendjendriturit Ty të formuan,
Në Kuvendin e mbajtur në – Manastir
Për Ty shumë sakrifikuan në vitin 1908-të,
Të mbetësh i shejtë në jetë.

Shumë Emra krijuan Alfabetin e shenjtërisë,
Që të sollën Ty në jetë,
E gjithë bota na ka lakmi,
Që Ti je i Yni Alfabet.
Për të mirën e t`shenjtën histori.

NË DUART E MIA

Në duart e mija…
Dielli shpërndan rrezet,
Dhe përkund shpresat.

Në ballin tim,
Djersa dëshmon,
Për diçka të ndrydhur,
Thellë në vetten time.

Në sytë e mijë,
Njëmijë dëshira,
Shtegëtojnë drejtë
Portës triumfale.

PRAP ATY TE PRES

Lajmetar i pare me erdhi zogu,
Te me flas me gjuhen e kenges se tij,
Te me thote, se Ti më prêt tek shtogu,
Aty ku u pamë, dhe e lamë të shihemi perseri.

Dhe kur të shihemi, nuk dua të hesht si dikur…
Po dua te flasim sy me sy,
Se zemra ime nuk eshte bërë gur,
Që heshturazi të vuaj, kaq shumë për ty,

Dua të them, se jam ngarkuar me dhembje plotë,
Me mallin që më djeg për sytë e tu,
Netëve të vona darkën e shtroj me lotë,
Askush s`më kupton, se sa shumë të du.

E pres një ditë me diell të pranverës së gjelbëruar,
Kur këngës më të bukur do të ia thotë zogu,
Kur njerëzit si krushq do vijnë për t`më uruar
Bashkimin e zemrave tona, mu aty tek shtogu.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT