PËRJETIM I PATHËNË
Të pathënat e djeshme
Na mungojnë sot
Do mungojnë dhe nesër
Pafundësisht
Me Ty pranë
Edhe brigjet e Llapit
Frymonin ndryshe
Kaloi goxha kohë
E nuk erdha,
Mos u vonova tepër?
Por, pemët nuk pritën ,
Ato tashmë kishin bulëzuar
Tashmë, shelgjet i shkulën
S’do jenë më donator
Hijesh as oksigjeni
As strehim zogjësh të ndryshëm
Lumi vuan
Vuajm dhe ne
Me ‘te bashk.
PAK DASHURI
Me mbase-n e të nesërmes,
Së jetuari sot
Nuk dua të ngopem,
Prandaj,
Pa fund e pa kushte
Fali dashuri
Falmë,
Falmë edhe mua
Pak dashuri
Ti, o njeri
Madje,vetëm pak
Sa një grimcë
Si e asaj që të dhash ty
Më mjafton
Unë, me të vërtetë
Do kënaqem
Dhe do të të them
Të falemnderit,
O Njeri.
PLOT NGJYRA SHPIRTI
Të t’i jap ngjyrat e shpirtit tim
E të pikturosh në Qiellin gri,
Me fije shprese ta mbushësh
Oh, sa mirë
Ta shohësh Qiellin
Përplot me ngjyra dashurie
Në gjirin e Bjeshkës
Kreshtat i falën shpirtit freskinë,
Erëra e furtuna bien
E, pamëshirshëm mbi to thyhen
Ngjyrat Qiellit tim,
S’ia ndryshojnë dot.
Në odën e pritjes, un i vjetër
Eshkë dhe një fije kashte, strallin pret
Prit-e-përcjelljes së ditës
I vie fundi
Dhembja u fashit
Por nuk ndali.
SOT DESHA
Desha të shkruaj
një varg a një poezi
gegnisht a toskërisht
ku e si t’ia nisi,
akoma as vet s’e di.
Një mik desha ta thërras
me te të ndërroj ndoj fjalë
para se mua ndoj punë
a ndoj rrugë për diku t’më dalë,
si ia nisim e si flasim
besomëni,aspak nuk ka dert,
në toskë a gegë
jemi të një trungu,
lis me dy të mëdhaja degë.
Ne jemi rritë
me Kongresin e Drejtshkrimit
të mos (ri)fillojmë prap
ç’prej fillimit
shqipja jonë e vjetër sa të botës male
toskë e gegë në te, të arta minerale
Koha ikën e nuk kthehet,
krahu i shqipes jo nuk thehet,
gegë e toskë, gjith bashk të rrimë,
të fortë e të madhe e duam Shqipërinë.
