Wednesday, January 21, 2026
BallinaVitrina e libritCikël poetik me vargjet e poetit Enver Sahiti

Cikël poetik me vargjet e poetit Enver Sahiti

Nana Hatixhe

Më 15 Prill 1999
pranvera u vra.
Në , nën Golesh,
ra Nana Hatixhe —
nënë pa armë,
grua me dinjitet.

Plumbi e mori trupin,
por jo emrin.

Gjaku i saj u bë kujtesë,
lot për liri.
Ne nuk harrojmë.
Sepse harresa
është vrasja e dytë.

Nana Hatixhe

N’prill ’99
pranvera
u vra.

n’Skifteraj.
n’Golesh.
Ra Nana Hatixhe!
Nënë pa armë.
Grua me dinjitet.
Shqiptare.

Plumbi mori trupin —
jo emrin!

Gjaku u bë kujtesë.
Lot që s’thahen.

Ne nuk harrojmë!
Sepse harresa…
është vrasja e dytë!

-II-
Më kujtohet si sot

Edhe pse u bënë shumë
Mbi 25 vjet, nga prilli ’99
N’atë fortunë reshje plumbash,
Ku vinin nga farkëtari e egër
Ku bënin patkoj kuajsh.

Që u hipnin ata që kaluronin
Fushave të blerta.
ku shkelnin lulëkuqe,
bari të njomë
lulebore që posa kishte dalë
nga dobora pranverore.

Ngadhenjyen korbat
Mbi pullazet që tymonin
ngrohtësi e frikë,
Djegën foletë e atyre zogjve
trashegimi nga të parët.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT