Thursday, February 5, 2026
BallinaVitrina e libritCikël poetik me vargjet e poetit Fazli Ferati

Cikël poetik me vargjet e poetit Fazli Ferati

Ç’MA VRAVE ËNDRRËN
Eh, ç’ma vrave ëndrrën
edhe ashtu të brishtë
si ylli kur ndahet nga qielli
e merr ngjyrën e trishtë


Tani vështroj
me kokë kthyer nga qielli
ëndrra ime e tretur
u shndërrua në grimca hiri

DO TA NJOHËSH
Dikur
diçka të pata thënë
po fjala e sinqertë e me peshë
vend tek ti s’kishte zënë


Tani
s’kam më çka të them
do t’rri i heshtur
e kohës fjalën do t’ia lëmë


Koha
do t’na tregoi më mirë
sot të dukej engjëll
po nesër do të dal djall me brirë

JETA
Jeta është lojë
luaje
e etjen për të shuaje
Jeta është ditar
shkruaje
e ruaje në sirtar
Jeta është pikturë
pikturoje
mbi lumë një urë
Jeta është sfidë
sfidoje errësirën
e bëre dritë

NUK NDALEM
Kërkoj e kërkoj
e nuk do të ndalem
së kërkuari


As në ditët me mjegull
e as në errësirë
kur as veten s’e shoh


Nuk do të ndalem
as ditëve me dallgë
as ditëve me diell
as pranverave


kur shpërthejnë e çelin lulet
shumëngjyrëshe
që syrin magjepsin


Nuk do ndalemi
Së kërkuari…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT