Wednesday, February 4, 2026
BallinaVitrina e libritCikël poetik me vargjet e poetit Maxhun Osmanaj 

Cikël poetik me vargjet e poetit Maxhun Osmanaj 

Shkallèt…
Çdo ditè ecim shkallève tè jetès
Dikush mè shpejt
Dikush i lodhur
a i dorèzuar qè n’fillim…
Disa na zènè frymèn
Por tè gjitha bartin njè shpèrblim
Ata qè nuk provojnè ngjitje
Ankesa dhuron zhgènjim
Ah, shkallèt, po i kuptuam!
Qenkan sprovè e bukur
Nèse zemra dhe vullneti i pranon
Me dhimbje apo me dashuri
Unè, shkallève
Kurrè s’iu kam frikèsuar
Veç pse e kam kuptuar atè filozofi

GRUA!
Grua, ti je njè copè shkèmbi
Bjeshkè durimi dhe qèndrese
Ti je njè rreze Dielli
Qè çdo ditè lind nga dashuria hyjnore
Je hènè dhe yll nè gjithèsi
Netèt e errta i kthen nè dritè universi
Themel- shtyllè, kulm fisnikèrie
Oxhak qè pret n’sofèr bujari
Oh, je arè, luadh, blerim
Qè rrit çdo bimè me dashuri
Ah, je NANÈ, je motèr, je bijè, je madhèshti
Tè gjitha betejat e jetès
Bartin njè vulè, Nderim- pafundèsi !

JASHARÈT
…Jasharèt s’janè lagje,
Jasharèt as fshat nuk janè,
Jasharèt janè tèrè kombi
Kombit sa shumè i dhanè!

BESÈLIDHJA ARBÈRORE
(Nè 580 vj.e Kuvevnit tè Lezhès)
Mè thuaj Kryzot !
Cilin betim nè Lezhè
Bashkè me arbèrorèt
Na latè amanet
Se ne harruakam shpejt
Po grindemi keq…pèr vend t’parè
Ndoshta, mallkimi na vret !
Ndoshta na fal…

Rhjedhje
Seç rrjedhin muajt njè nga njè
Kori gazmor veç n’pyll dègjohet
Pikturèn e çdo dite e pèrtypim disi
Por nè shije shumèçka dyshohet…
Dimri plak, udhèton zvarr, n’ikje
S’di a i thotè kush: Lamtumirè!
Mbèshtillet mos dikush i rri n’ pritje
Pendohet mos dikè ka ngrirè…!?

NË TEATRIN E JETËS
Në teatrin e madh të jetës
Dyert më presin me sytë hapje-mbyllje
Përditë hy e dal me erozionin e shpirtit
Gërryej dhe më gërryejnë…
Herë kam rolin e spektatorit
Herë jam aktor aktiv
Regjisorja Jetë, më angazhon
Shpesh në shumë role
Nxjerrë nga libri “Tragjedi-komeditë e kohës”
Në rolin e fatit, përpiqem
Mos të zhvishem keq para spektatorëve…
Ata vazhdimisht më mashtrojnë
Me duartrokitjet e ëndrrave dhe dëshirave
Që m’i përcjellin hyrje-daljet
Perdja shumëngjyrëshe mbetet e hapur…
Sa herë fajësoj fatin e rolit që aktroj
Por s’kam tjetër rrugëdalje
Se regjisorja Jetë më dehka
Më mashtruaka të gaboj…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT