Erë je, erë s’je
Erë je, erë s’je, frymë bjeshke në maj, harlisur mbi lule e gjeth,
herë vjen, herë s’vjen, lulja çel mbi gjemb,
bora çel mbi male,
gurra gurin shpërthen, bijë ujëvare…
Erë bjeshke e lindur si frymë,
ndryshon ngjyrë, ndryshon pamje,
vjen si thirrje, si britmë mbi bredha e mbi ahe,
nëpër tokë e nëpër qiell re të bardha sjell,
përkund lulet që çelin ndër livadhe.
Herë vjen, herë s’vjen,
ndryshon frymë, ndryshon pamje.
Në pulsin tim ka mbetur diçka nga ti
Në pulsin tim ka mbetur diçka nga ti,
një rrahje zemre jashtë rradhe,
një grusht yjesh si fishekzjarre
që bien një nga një
dhe pak rini,
flladi i një nate që zbardhet…
Kohë e mendim,
një ikje, një kthim,
frymë e re mëngjesore,
që ndër sythe mbeti,
erë deti,
fllad mali,
zgjime të befta hijesh,
aty ku shikimi ndali.
Prani dhe mungesë,
që i rri përballë një mali,
e ka një ngutje,
një shpresë,
pak mundim,
e pak vonesë.
Mbytet një çast që duam…
U mblodhën bashkë të gjitha krojet,
të gjitha fjalët,
të gjitha foljet u mblodhën bashkë,
u lidhën bashkë damarët e tokës,
trillet që i kemi dashtë.
U mblodhën bashkë vuajtjet e tokës,
ethet e gurit në ujë,
rrëketë, përrenjtë e prroskat
u derdhën në një lumë pa bujë!
U mblodhën bashkë pamjet e reja në bjeshkë,
mbi ujë bore gjithkund,
atje te një lumë i ri në vjeshtë,
mbytet një çast që duam.
Erë je, erë s’je
Erë je, erë s’je, frymë bjeshke në maj, harlisur mbi lule e gjeth,
herë vjen, herë s’vjen, lulja çel mbi gjemb,
bora çel mbi male,
gurra gurin shpërthen, bijë ujëvare…
Erë bjeshke e lindur si frymë,
ndryshon ngjyrë, ndryshon pamje,
vjen si thirrje, si britmë mbi bredha e mbi ahe,
nëpër tokë e nëpër qiell re të bardha sjell,
përkund lulet që çelin ndër livadhe.
Herë vjen, herë s’vjen,
ndryshon frymë, ndryshon pamje.
Në pulsin tim ka mbetur diçka nga ti
Në pulsin tim ka mbetur diçka nga ti,
një rrahje zemre jashtë rradhe,
një grusht yjesh si fishekzjarre
që bien një nga një
dhe pak rini,
flladi i një nate që zbardhet…
Kohë e mendim,
një ikje, një kthim,
frymë e re mëngjesore,
që ndër sythe mbeti,
erë deti,
fllad mali,
zgjime të befta hijesh,
aty ku shikimi ndali.
Prani dhe mungesë,
që i rri përballë një mali,
e ka një ngutje,
një shpresë,
pak mundim,
e pak vonesë.
Mbytet një çast që duam…
U mblodhën bashkë të gjitha krojet,
të gjitha fjalët,
të gjitha foljet u mblodhën bashkë,
u lidhën bashkë damarët e tokës,
trillet që i kemi dashtë.
U mblodhën bashkë vuajtjet e tokës,
ethet e gurit në ujë,
rrëketë, përrenjtë e prroskat
u derdhën në një lumë pa bujë!
U mblodhën bashkë pamjet e reja në bjeshkë,
mbi ujë bore gjithkund,
atje te një lumë i ri në vjeshtë,
mbytet një çast që duam.