Saturday, December 6, 2025
BallinaVitrina e libritCikël poetik me vargjet e poetit Urim Mezini

Cikël poetik me vargjet e poetit Urim Mezini

ASGJË S’ËSHTË SI MË PARË
Mëngjeset,çdo ditë,zgjohen hijeve të frikës
Drita,nga shikimet e ftohta,bërë më e zbetë
Në sytë e fëmijëve,trishtimi i lexohet ditës
Mungesës së dashurisë,e qëllimeve pa jetë

Prindit,nga streset,s’dinë më se ç’bëjnë
E mira,si e përzgjedhur,shpesh del e keqe
Kjo kohë që ka ardhur , pa fjalë i ka lënë
Pasiguria dhe frika, i dridh gjer në leqe

Fjala, ka humbur peshën që kishte dikur
Kthyer në jehonë të zbrazët edhe pa zë
Dashuria,si kujtim i vjetër, duket e shtirur
Zemrave të ngrira,ku zemër s’gjindet më

E toka? E varfëra ajo,ç’heq posht këmbëve
Me hapat e gabuar, veç plagë i shkaktojmë
Me retë dhe shiun,bashkon stuhitë e lotëve
Që veç të mirët dhe t’ urtit dijnë t’ia dallojnë

DRITA JOTE
Mëngjeset,çdo ditë,sjellin aromën që dua
Dielli hyjshëm, natyrën e vesh me hijeshi
Ato sytë e tu, janë më të bukurit për mua
Më të shëndritshmit dhe plot me magji

Perëndimet aty,shuhen ,si melodi e qetë
Retë ngjyer me muzgun,kthehen në dritë
Fjala e thën ëmbël,si psherëtim e lehtë
Fik të gjitha yjet dhe m’i ndez në shpirtë

Për mua,je një shpirtë që,s’matet me kohën
Je dritë e ndezur që ,s’e shuan asnjë terr
Më e madhe se lindja dhe perëndimi i diellit
Ajo që më mban në jetë,ose më nis në ferr

RRUGA IME
Rrugës së jetës,çdo ditë i shtohen rrudhat
Nga dhimbjet,vuajtjet e shumë gjëra të tjera
Sëmundjet, në radhë, mbirë si kërpurdhat
Kurajoja ime,i pret dhe i përcjellë te dera

Kujtimet,në heshtje, vijnë të më takojnë
Shumica prej tyre, janë vërtetë të mira
Ka edhe të tjera që kanë frikë të lotojnë
Për t’më kujtuar që kalova çaste të vështira

Në kët’ rrjedh logjike,udhën vazhdoj pa tutë
Aty,ku ajo të mbarohet,do t’vendos një pikë
Dëshirë kam që bilancin,t’ma bëni pa ngutë
Për besë, frikë kam se do t’iu lodhë njëçikë

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT

Poem by Hubert Church

Poem by Robert Frost

Poem by Lewis Carroll