GJUHA SHQIPE
Nuk përkthehen dot fjalët e zemrës,
Nëse zotëron edhe tjera gjuhë,
Dhimbja dhe gëzimi që ndjehen,
Veç në gjuhë të nënës shprehën.
Gjuha jonë ka rrënjët e thella,
U ruajtë me fanatizëm ndër breza,
Si një lis me dy degë,
Aty janë dialektet: Toskë edhe gegë.
Sa e ëmbël shqipja për ta folur,
Me plot 36 margaritarë,
Zoti e bekoi si gjuhë që kur krijoi njerëzimin,
Bashkë me kombin shqiptar.
Gjuha shqipe sa shumë sakrifica u bën për ty,
Vetëm pse flisnim shqip – armiqtë vrisnin njeri,
Të deshtëm më shumë se vetën,
Për ty rrezikonim çdoherë edhe jetën.
Regjimet e ndryshme mjaft na keqtrajtonin,
Të flisnim, shkruanim shqip asesi nuk na lejonin,
Synimi i tyre ishte të na asimilonin,
Por nuk arritën të na tjetërsonin.
Andaj shqip dua të flas e të shkruaj,
Me shkronjat më të bukura shqipen ta ruaj,
Paraardhësit tanë na kanë lanë amanet,
Ta ruajmë gjuhën e kombin kudo që të jem.
DY – FYTYRËSIA
Sa e vështirë është jeta,
Për çdo ditë të hasësh në njerëz pa vlera,
Njeriu para fytyre të bënë mbret,
E pas shpine çdokund të godet!
S’ka më të këqinj se këta njerëz,
Çdo ditë para fytyre të buzëqeshin,
E prapa shpine në grop të qesin,
Se ashtu e kanë interesin!
Njerëzit me dy fytyra se kanë problem,
T’i ndryshojnë fjalët në çdo moment,
S’kanë kulturë e as respekt,
Karakteri i tyre është veç interes.
Sikur t’i dëgjoje se çfarë flasin,
Fjalët e tyre të pëlcasin,
Aspak jo të vërteta,
Vetëm shpifin çka të duan nga vetja!
Flasin fjalë nga më të ndryshmet,
Se ashtu janë të mësuar,
Për vetën vetëm lavde kanë,
E me vepra askund nuk janë!
INDIFERENT
Karakteri im ndryshon varësisht prej njerëzve,
Në shumë raste më mirë ndihem indiferente,
Se sa e përfshirë në situata të pa-lakmuara,
Që shpirtin doemos duhet trazuar.
Njerëzit shpeshherë krijojnë kaos,
Edhe kur bëjnë padrejtësi,
Të fusin në sherr pa pasur faj,
E pastaj të drejtohen si juri.
Të qëndrosh indiferent ndaj disa njerëzve,
Nuk do të thotë se je egoist,
Përkundrazi ke ndarë “Shapin nga sheqeri” me kohë,
Dhe s’do t’ia dish për ta hiq.
Indiferenca shpeshherë na sjellë dobi,
I vë limit njerëzve ashtu siç do ti,
Je sa më larg debateve e thashethemeve,
Ndihesh vetvetja dhe nga asgjë nuk trembesh.
AJO DHE SHIU…
Ajo ishte një grua e bukur dhe e fortë,
Nga asgjë nuk mposhtej, ishte e kot!
Edhepse jeta e saj ishte me shumë sfida,
Ajo dukej si floriri që shkëlqente nga ngjyra!
Po ta shikoje nga fizionomia,
Do të mahniteshe nga bukuria!
Sa herë biente shi ajo dilte ecte, ecte!
Ecte ashtu vetëm – pa ombrellë!
Derisa e takova njëherë dhe e pyeta:
Me të vërtetë shiu të pëlqen?!
Ajo m’u përgjigj: Po më pëlqen!
Sepse vetëm shiu zjarrminë ma heq!
Vetëm lotët dhe shiu kur bëhen bashkë,
Unë marrë një forcë të përbashkët!
Dhe me atë forcë çdo ditë jetoj,
Bëhem më e fortë dhe çdo gjë përballoj!
