Thursday, December 25, 2025
BallinaSportCity po përgatitë një ofertë të majme për Frenkie de Jong

City po përgatitë një ofertë të majme për Frenkie de Jong

Frenkie de Jong ka katër vite që është pjesë e Barcelonës dhe në çdo afat kalimtar përfolët për largimin e tij.

Mesfushori holandez gjithmonë ka thënë se nuk dëshiron largimin nga Camp Nou dhe dëshira e tij është të vazhdoj qëndrimin te Barcelona.

Por edhe këtë verë duket se ofertat për të nuk mungojnë dhe Manchester City është skuadra e radhës që shprehur interesim.

The Sun ka raportuar se City është gati të bëjë një ofertë të madhe për transferimin e De Jong prej 90 milionë funteve (104 milionë eurove).

Barcelona është e hapur ta shes yllin e tyre, por vet De Jong po këmbëngul për qëndrimin në Camp Nou.

Pasi kanë humbur Ilkay Gundogan dhe nuk arritën të siguronin shërbimet e Declan Rice, kampioni në fuqi i Evropës po kërkon një lëvizje sensacionale për mesfushorin holandez.

Drejtuesit e dy klubeve pritet që të kenë biseda të tjera edhe pse duket i vështirë largimi i tij nga katalunia. /Telegrafi/

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT