Ish-komandanti i NATO, gjenerali Wesley Clark, është konfirmuar si dëshmitar i mbrojtjes së ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit
Gjenerali Clak që udhëhoqi fushatën 78-ditorëshe të bombardimeve kundër çarqeve të Ish-Jugosllavisë është konfirmuar zyrtarisht se do të jetë dëshmitar. Sipas dokumenteve zyrtare, mbrojtja e Thaçit ka kërkuar që dëshmia e gjeneralit amerikan të fillojë më 19 nëntor.
“Në përputhje me Urdhrin e Panelit Gjyqësor të datës 2 shtator 2025, Mbrojtja për z. Hashim Thaçi (“Mbrojtja”) njofton se është marrë autorizimi nga qeveria e Shteteve të Bashkuara (“Ofruesi sipas Rregullës 107”), duke autorizuar deklaratën dhe dëshminë e dëshmitarit të fundit të saj, 1DW-007, gjeneralit Wesley Clark”, thuhet në dokument./rtk live/

