Wednesday, February 4, 2026
BallinaVitrina e libritÇUPKË MOJ.....!

ÇUPKË MOJ…..!

ÇUPKË MOJ…..!!

Ç’ke moj çupkë që po më fshehesh.

T’buzëqesh, ti s’gënjehesh.

Të vij pas nuk ndalohesh.

Mbase nesër,do t’ pendohesh.!

Mbase vetë do t’më thuash.

Dua djalkë ,që t’më duash.

Mbase do t’më thërrasësh.

Me një t’puthur ,t’më qerasësh.!

Çupkë moj ç’më ke joshur.

Dua ,të ma thuash shkoqur.

Ato faqe që mi ke.

Do mi falësh,më zë be.!

Atë gush të bardh si borë.

Lermë,ta ledhatoj me dorë.

Sa të dua të të tregoj.

Çupkë moj…..!!

Poezi nga Zihni Ndregjoni

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT