ORFEO
S’ka anije…
S’ka baticë…
As zbaticë…
Vështon detin
Stuhia e zemërimit përplas dallgët në breg..
Do të arrish atje,
Ku ëngjëjt këndojnë natën
Zemra bëhet direk anije,
Guaskat ngarkojnë shpresat përtej bregut.
Në shkumën e bardhë
Euridika mbledh lule,
Petalet e tyre vela dashurie
Vajtojnë sirenat
Pas zërit tënd
Krisen shkëmbinjtë,
Bëhen ura përjetēsie
Si dashuria jote Orfe.
