TI ERDHE
Bota ime ndryshoi
Si një re endacake
e shtyrë nga erërat e vjeshtës,
u shplodh shpatullave të kodrës,
U puth tinëzisht me të.
Mallin e qendisa me moline
Si dikur vashëzat rrobat e së dielës..
Ah! Ai mall
..
Ngecur në grykë si guaska në rërën e lagur
Sa herë vinte e shkonte
Kohë pa kohë…
Vend pa vend
…
Si zogjtë kur kërkojnë të vjetshmet fole
E krahët rrahin kuturu mbi te pambuktat re
Ne zemër ngrita një te tillë
Malli të flinte atje.
