Tuesday, October 14, 2025
BallinaVitrina e libritDalinë Arifi-Kalldrëmit të qytetit tënd

Dalinë Arifi-Kalldrëmit të qytetit tënd

Vjeshta kishte trokitur tashmë,
Rrokullisesha pranë shatërvanit,
Takat trokitnin mbi kalldrëm,
Gjethet e rëna në tokë
Jepnin melodinë e zërit tënd.

Kalldrëmit të qytetit tënd
I rashë me pahir, sikur të takoja ty,
Me buzëqeshjen tënde që zemrën ma shkrin.
Ditën ma ndreq ai shikim
Dhe ajo bukuri që Zoti ka lëshuar mbi ty.

Kalldrëmit të qytetit tënd
Sa bukur nuri yt në çdo cep të qytetit!
E unë, sytë nga Karragaçi, se kur do të shfaqesh ti,
Nga afër, në zemrën time, të ndjej erën tënde.

Kalldrëmit okolla po i bi e po mendoj:
Dua te behem banorja me e re e qytetit tend.
Të ecim dorë për dorë bulevardit te tij.
Ah, sa mrekulli!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT