Sunday, December 28, 2025
BallinaVitrina e libritDalinë Arifi -Pas ndarjes

Dalinë Arifi -Pas ndarjes

U ulëm të dy në kafenenë e vjetër,
përballë njëri-tjetrit,
në të njëjtin kënd, por në tavolina të ndryshme.

Të dy po mbanim premtimin që kishim dhënë:
gjithmonë bashkë do ta pinim kafen e pasdites,
kur të dy të mbaronim punën—premtimi ynë.

Sa bukur ai, me xhaketën e zezë;
unë, me kostumin tim të zi.
Ai porositi ekspreson,
unë kapuçinon time
.
Tek kafeneja jonë kuvendonim me sy,
edhe pse ishim dy tavolina larg.

Si gjithnjë, duke pirë kafe me buzëqeshje,
përballë njëri-tjetrit, të dashuruar si ditën e parë.
Zakonisht rrinim gjysmë ore,
dhe të dy në katër e gjysmë u ngritëm.
Kafen e paguam dhe ecnim po në të njëjtën rrugë,
në të njëjtën lagje, të njëjtin pallat,
por në dhoma të ndryshme…
Kështu jetuam, duke u dashur të dy…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT