Ma thau shpirtin kjo dhimbje,
më lakmon drejt vdekjes,
se kjo jetë u bë ferri im.
Këto rrugë, këto kalldrëme,
kujtime të pashuara.
Ndër vite ec mbi këto ura,
kurrë s’u lëndova më shumë
se këto ditë të tmerrit tënd.
Edhe qyteti i errët pa ty
e ka humbur hijeshinë e kalasë,
me Bistricën e heshtur,
një dallgë e rrallë në Lumbardh.
Pulëbardhat kakarisin,
një vijë buzëqeshjeje ma shtojnë,
veç shpirti po më vdes,
se të dua si ditën e parë.
M’u tha shpirti pa ty,
buzë të etura pa puthjet e tua,
një zemër e humbur diku.
As kroi i bekuem
epshet nuk m’i shuan.
