Saturday, December 6, 2025
BallinaVitrina e libritDalinë Arifi -Ushtarit tim

Dalinë Arifi -Ushtarit tim

Ah, sa e madhe kjo ndjenjë!
S’ka gram që ta peshojë,
as kohë e cilësi…
Nga e hëna tek e premtja –
e shtuna në të dielën.

E shoh në ëndërr, ëndërroj sytë e tij.
E dashuroj! Dashuroj për çdo ditë…
Kur më vjen në mend nur i bukurisë,
çmendem! Dua t’i mbështillem në përqafim.

Në çdo sekondë, minutë e orë…
E madhe është dashuria –
sa zemra s’e nxë dot.

Aq shumë!
Nga java në muaj,
nga muaji në ditë…
E adhuroj sa herë e shoh
me uniformën gri.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT

Poem by Robert Frost

Poem by Lewis Carroll

Poem by D.H. Lawrence