Friday, February 6, 2026
BallinaVitrina e libritDan Ibrahimi-Kur ke nge.

Dan Ibrahimi-Kur ke nge.

Kur ke nge
Njëra toske
tjetra gege
si dy molla
të një dege
si dy lule
lule shege


Cilën vall
ta ha së pari
janë njësoj
masë kandari


Jo mor jo
nuk është lojë
për dy molla
nuk është një gojë


Për dy lule
një saksi
ku e ndeshe
o pus e Dri


Si dy lule
lule shege
njëra toske
tjetra gege
ngjajnë në molla
të një dege

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT