Saturday, December 27, 2025
BallinaVitrina e libritDan Ibrahimi-Nje limonade per mesnate

Dan Ibrahimi-Nje limonade per mesnate

A është floçkë a është zanë?!
Sytë e saj sa shumë dritë
Nga qielli lart i pa anë,
Si një yll që shndrit!


Ç’faj kam që ndjej vibrime
Që me vijnë pastaj
Si të ishin tinguj violine,
Të ngjyer nga kurm’ i saj?!


E kam parë përmbi yje
Në ngjasim të Kleopatrës,
Më ka rënë si rreze syve
Me shkëndijimet e syzjarrtës.


Si një orë a hyjneshë
Të zgjon a të vë në gjumë,
Eliksir për perendeshë
Dejve të saj buron si lumë

.
Ai shikim i thellë sa deti
Me fuqinë sa një vullkan,
Zu t’më shkund si termeti!
A është floçkë a është zanë?!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT