DAULLET E VESHIT MË JANË ÇARË
Mos më shkruani letër
Jam pa drejtim
Jam pa adresë
Nuk dua që letrat
Të përpëliten nëpër shkumë
As në dallgë të çmendura
Mos trokitni në Dritare Deti
Daullet e veshit më janë çarë
Ditari i jetës shpaloset
Histori midis ballit e mallit
Po kush ma qëndis durimin
Si vargu që ma shëron plagën
Si arsyeja që ma zgjat dorën.
Poezi nga Syhejl Havolli
