BUKURITË E VENDLINDJES
Shiqimin e mendjen i kam në fusha e male
Në bukurit magjike natyrore të vendlindjës,
Në Busavatën e mikpritjës e bujarisë.
Shpirtin e kam diku në qiell,
Nga bie shiu e debora,
Nga rrezaton dielli e shkelqën hëna.
Zemrën e kam plot dashuri,
Humanizem e krenari,
Për më të dashurit e mi,
Dhe begatimin e atdheut tim të mirë.
Unë jam endacak menec,
I Bjeshëve të Nemura,
Vrojtues i ngjarjeve të hidhura,
Dashamir i mendimit pozitiv,
I kulturës, arsimit e qyteterimit.
Trupi im për punēn që bëja dikur,
Në gazetên nacionale “Rilindja”
Për të mirën e popullit e atdheut tim,
Ende i bartê pasojat e dhunës,
Nga pushtuesit barbar e kriminel!
Familja, vendlindja, atdheu e shkenca,
Jan synonim i jetês, lumturisë
Dhe krenarisê njerëzore!
