Monday, December 29, 2025
BallinaVitrina e libritDaut Maliqi-PARA LAPIDARIT...

Daut Maliqi-PARA LAPIDARIT…

O birë i Lokës…
Eja t’përçafoj,
Malli m’ka marrë,
Faqet tua ti ledhatoj.


A e patet vështirë,
lumê lokja,
luftën ta përballoni?
për tokën tonë të bekuar.


Pranë lapidarve
të heronjëve e heroinave,
martirëve e deshmorëve,
lulet më të bukura
atdheut po i japin aromë.


Eh Ju bijtê e bijat e kësaj toke,
lumè nënat që ju rritën,
lumë atdheu qê ju pati,
lumê liria me Ju që shndriti!


Lot dhëmbje,
lot krenarie,
lot ardhëmerie,
pêr gjithê Ju
qê dhatê jetên
pêr çlirimin e atdheut.


Lavdi, Lavdi, Lavdi !

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT